Skandaloze! Drejtori i shkollës falsifikon notat e kalon nxënësin e përjashtuar (VIDEO)

Emisioni investigativ “BOOM” ka sjelle fakte dhe dëshmi se si ish-drejtori i shkollës së mesme pyjore në Shkoder, Agron Ceka ka falsifikuar notat e një nxënësi në vitin e dytë duke e bëre kalues.

Ndonëse nxënësi ishte përjashtuar nga shkolla në dt. 27 mars 2019, ai është pajisur me dëftesë. Mësueset mohojnë që t’i kenë vendosur nxënësit nota kaluese.

Të lidhura

None found

Gazetarja: A keni firmosur ju qe ky nxenes eshte kalues?

Te dy mësueset pergjigjen: Jo.

I kontaktuar nga “BOOM” Agron Ceka pranon se ka ndryshuar notat, por shprehet se ka vepruar nën presion.

Ceka: Unë e kam lëshuar atë dëftese. E kam marrë vendimin nën presion. Më kanë kërcënuar. Jam detyruar nga rrethanat për të marrë atë vendim. Jam i hapur të merret Prokuroria me këtë çështje.

Në shtator të vitit 2019 drejtori i shkollës së mesme pyjore jep dorëheqjen dhe në tetor emërohet drejtor i landfillit në Bushat.

Pavarësisht këtij fakti për 3 muaj ai ka mbajtur edhe vulën e shkollës.

Shefja e financës: Drejtori deri në 14 janar ka pasur të drejtën e firmës. Pas datës 14 janar është dorëzuar dhe vula.

Agron Ceka aktualisht është administrator i landfillit Bushat. /oranews


Shtuar 28.04.2020 18:33