Categories: Uncategorized

Si u ekzekutua “Çibuku”, krahu i djathtë i Aldo Bares (VIDEO)

Në përpjekjet për të gllabëruar prona, banda e Aldo Bares futet në konflikt me familjen e pasur Taullau në Lushnje. Biznemseni Baki Taullau ishte ndër më të njohurit. Vëllai i tij Alberti ka rrëfyer para gjykatës se në një rast, u ka marrë 10 milionë lekë Eduart Demiri, një pjesëtar i bandës i skeduar nga autoritetet italiane përmes kësaj fotoje që Top Story disponon.

Vëllai tjetër Saimir Taullau, i cili njihet si person i dënuar për trafik droge ka dëshmuar se atyre u është vënë disa herë gjobë. Saimir Taullau ka deklaruar në gjykatë se ushtarët e Aldo Bares i kishin kërkuar të vëllait 500 mijë euro para ekzekutimit. Plani në fakt datonte që në datën 24 Shkurt të vitit 2003, kur Enver Dondollaku u përgjua duke biseduar në telefon me Aldo Baren.

Të lidhura

None found

“Shtëpia e Taullaut duket mirë nga ajo e Keles, I dërgojmë një karamele të gjatë”, thotë Dondollaku duke nënkuptuar sulm me snajper.

Bakiu ekzekutohet pas 6 muajsh në qendër të qytetit ku kishte dalë për të festuar fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 3 Korrikut të vitit 2005.

“Krimet shfrytëzojnë fushatat elektorale, jashtë mase, dhe shikojnë, vlerësojnë kush është më afër fitores, marrjes pushtetit”, thotë eksperti i sigurisë Emri Vata.

Mes turmës në shesh afrohet Leonard Prifti, i njohur si “Çibiku” apo “I vogli”, nxjerr pistoletën dhe qëllon disa herë duke e lënë të vdekur në vend Baki Taullaun.

“Çibiku” tenton të largohet me shpejtësi por njerëzit që shoqëronin biznesmenin arritën ta ekzekutojnë aty për aty. Vrasësit e “Çibikut” nuk u identifikuan kurrë, edhe pse në Lushnje flisnin për një biznesmen me lidhje të forta me të djathtën që sapo erdhi në pushtet.

Aldo Bare humbi një prej beniaminëve të tij. “Çibiku” ishte rekrutuar që në moshën 14-vjeçare nga banda dhe u ekzekutua kur ai ishte 25-vjeç. Ai ishte rritur jetim. Rreth vitit 1993 prindërit i ishin mbytur pasi kishin tentuar të emigronin në Itali me gomone. Leonardi jetonte rrugëve, dhe Aldo Bare i dha një strehë./tch

të fundit

VLEN drejt finalizimit të marrëveshjes për zëvendësministrat, emrat priten deri në fund të tetorit?!

Koalicioni VLEN vazhdon diskutimet intensive me partnerët e koalicionit qeveritar për harmonizimin e pozicioneve në eshallonin e dytë të pushtetit…

1 minute ago

Ngrohja qendrore në Shkup mund të nisë nga nesër

Duke filluar nga nesër, përdoruesit do të kenë ngrohje qendrore të lidhur me sistemet e ngrohjes të menaxhuara nga SHA…

4 minutes ago

Atentati me lëndë plasëse në Gjirokastër ku humbi jetën Beqir Devolli, policia merr në pyetje 23 persona

Në kuadër të hetimeve për vrasjen e Beqir Devollit, i njohur si Çilo Hundërri, i cili humbi jetën dy ditë…

6 minutes ago

Për deklaratat e Kos, Çitaku: Mospajtimet me miqtë janë gjë e zakonshme

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kritikave të…

9 minutes ago

Statistikat nuk gënjejnë” – Ronaldo e shpall veten futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave

Cristiano Ronaldo ka deklaruar se është futbollisti më i mirë në histori, duke theksuar se golat dhe statistikat janë dëshmia…

17 minutes ago

Agenda e seancës plenare të enjten zbardhet, Nagavci rrëfen çështjet që do të votohen

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku janë shqyrtuar disa çështje dhe është përcaktuar agjenda për…

20 minutes ago