Koalicioni VLEN është në fazën përfundimtare të konsultimeve me partnerët e shumicës qeverisëse për ndarjen e posteve në nivelin e dytë të ekzekutivit. Në qendër të diskutimeve janë vendet vakante, ndërsa zyrtarizimi i të gjitha emërimeve të reja pritet të bëhet deri në fund të këtij muaji, përcjell INA.
None found
Sipas burimeve brenda koalicionit, partnerët e shumicës parlamentare vijojnë të shqyrtojnë emrat e kandidatëve të mundshëm. Megjithatë, sinjalet e deritanishme tregojnë se kabineti nuk do të pësojë ndryshime të mëdha strukturore, përveç dy emërimeve të reja në dikastere të rëndësishme.
Riorganizimi i paralajmëruar lidhet me ndryshimet e mëparshme në kabinetin qeveritar. Në këtë kuadër, VLEN synon të ruajë balancën politike brenda koalicionit duke marrë dy poste të zëvendësministrave, përkatësisht në Shëndetësi dhe në Politikë Sociale.
Ky ndryshim pritet të realizohet përmes një rokade, pa prekur peshën e përgjithshme politike të forcave në qeveri. VLEN do të heqë dorë nga posti i zëvendësministrit në Bujqësi, i cili pritet t’i kalojë VMRO-DPMNE-së, si edhe nga posti i zëvendësministrit në Kulturë. Ky i fundit mund t’i takojë VMRO-DPMNE-së ose lëvizjes ZNAM, pasi ministri përgjegjës është nga radhët e VLEN-it.
Ndërkohë, në mënyrë jozyrtare, VLEN po diskuton mundësinë e marrjes së një pozite edhe në Energjetikë dhe Transformim Digjital.
Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar më herët se përbërja e plotë e eshallonit të dytë dhe emrat përkatës do të zyrtarizohen gjatë pjesës së dytë të muajit tetor./INA/
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se të premten, më 13 nëntor, do të fryjnë erëra të forta jugore me shpejtësi…
Niklas Sule ka vendosur të flasë hapur për mënyrën se si e ka jetuar karrierën si futbollist profesionist, duke zbuluar…
Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, është ndaluar nga autoritetet, ndërsa aktualisht po merret në pyetje nga dy…
Një i mitur është sulmuar fizikisht në oborrin e shkollës fillore në fshatin Banjicë e Poshtme, në rajonin e Gostivarit.Rastin…
Gjithsej 1.026 magjistra dhe 39 doktorë shkencash figurojnë si të papunë në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave zyrtare të…
Krerët e VLEN-it mbrëmë zhvilluan një takim të rregullt me kryeministrin, në kuadër të takimeve që mbahen çdo dy javë…