Numri në rritje i rasteve aktive me virus korona rrezikon 5 korrikun si datë të mundshme për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Për VMRO-DPMNE-në, kjo mbetet e papranueshme.
Ajo që tani është e rëndësishme dhe shqetësuese është se qeveria e Zoran Zaevit nuk vepron me logjikë edhe përskaj numrave të përditshëm të të infektuarve të rinj dhe të vdekurve – tha Ivanka Vasilevska, VMRO-DPMNE.
None found
LSDM-ja nuk ka ndryshuar qëndrim, edhe përskaj kundërshtimeve nga opozita.
Në rast se gjendja e jashtëzakonshme përfundon në afatin e paraparë, atëherë 5 korriku është dita kur sipas ligjeve dhe Kushtetutës, duhet të mbahen zgjedhjet -u shpreh Stefan Vasev, LSDM.
BDI-ja vlerëson se shifrat e kësaj jave të të infektuarve do të jenë vendimtare për përcaktimin e datës së zgjedhjeve.
Të bëjmë një prerje të trendeve epidemiologjike, një vlerësim të Komisionit dhe pastaj, varësisht kësaj do të pozicionohemi si Qeveri; do të kërkojmë gjendje shtesë të jashtëzakonshme ose jo. Kjo do ta përcaktojë edhe datën e zgjedhjeve – deklaroi Bujar Osmani, BDI.
Këto qëndrime nuk dallojnë aspak nga pozitat të cilat partitë i mbrojnë prej javësh. Por, jozyrtarisht flitet se tani zhvillohen bisedime ndër-partiake për mundësinë e realizimit të zgjedhjeve më 12 korrik. Asnjëra nga partitë nuk i konfirmon këto informacione por, në rast se ka konsensus, kjo nënkupton se do të nevojitet gjendje e jashtëzakonshme edhe për një javë tjetër.
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka zyrtarizuar vendimin për të rikandiduar për një mandat të tretë në krye të Bashkisë…
Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin…
Kohë “Halloween” dhe protestash. Një person i maskuar si Batman është shfaqur në mes të protestave masive që kanë përfshirë…
Ulja e çmimeve është prioriteti kryesor energjetik për më shumë se gjysmën e shqiptarëve, por kjo nuk pengon mbështetjen për…
nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…
Qytetarët e Bullgarisë votojnë këtë të diel në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një proces të shoqëruar nga…