Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, po shikon përtej fushës së gjelbër dhe ka hedhur hapat e parë në tregun e patundshmërive, duke vendosur një pjesë të pasurisë së tij në këtë fushë.
Mediumi spanjoll Marca raporton se 19-vjeçari ka krijuar në qershor të vitit 2026 shoqërinë Capitally Property SL, me qëllim zgjerimin e investimeve dhe ngritjen e një biznesi me perspektivë afatgjatë.
None found
Sipas të dhënave të Regjistrit Tregtar, kjo shoqëri vepron paralelisht me Ally Global SL, kompania që menaxhon të drejtat e imazhit të futbollistit dhe e cila tashmë ka ndryshuar emrin.
Pas marrjes së një banese në Sant Just Desvern, kompania e tij raportohet se ka siguruar 50 për qind të aksioneve të një godine industriale me katër kate.
Marrëveshja u finalizua më 30 shtator dhe, sipas informacioneve, u krye pa asnjë angazhim hipotekor.
Gjysma tjetër e pronës kontrollohet nga shoqëria Bastida Pancarana SL, e drejtuar nga Santiago San Torcuato, juristi argjentinas që prej kohësh bashkëpunon me familjen e Yamalit.
Këto investime në pasuri të paluajtshme shoqërohen edhe me blerje të tjera personale të futbollistit. Më herët, i ati i tij, Mounir Nasraoui, kishte bërë të ditur se Lamine kishte blerë banesa për veten, nënën dhe gjyshen.
Aktualisht, talenti spanjoll banon në një rezidencë të rinovuar në Esplugues de Llobregat, ndërsa duket se po e kthen suksesin futbollistik në një themel të qëndrueshëm financiar edhe jashtë sportit.
Edlir TetovaTeuta mposhti minimalisht 1-0 Laçin në Rrogozhinë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Superiores [...]Read More...
Deputeti i PD-së Edi Paloka, i ftuar në emisionin Kjo Javë në News24 komentoi përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe…
Chelsea ka pësuar një humbje të rëndë në shtëpi nga Leeds United, duke u mposhtur me rezultat 4-1 në kuadër…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përsëritur dëshirën e Ukrainës për t'u anëtarësuar në NATO, duke e cilësuar këtë hap si…
Sulmuesi me prejardhje shqiptare Brajan Gruda po vazhdon shkëlqimin e tij me fanellën e Leipzigut në Gjermani.Ai ishte njëri ndër…
Një 56-vjeçar nga fshati Grad i Dellçevës është privuar nga liria nën dyshimin për kryerjen e gjuetisë së paligjshme. Sipas…