Gjendja e jashtëzakonshme, e katërta me radhë, skadon të shtunën, 14 qershor. Deri të premten pritet të vendoset nëse qeveria do të kërkojë vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme, nga çka eventualisht varet edhe data e zgjedhjeve.
BDI-ja vlerëson se shifrat e kësaj jave të të infektuarve do të jenë vendimtare për përcaktimin e datës së zgjedhjeve.
None found
“… të bëjmë një prerje të trendeve epidemiologjike, një vlerësim të Komisionit dhe pastaj, varësisht kësaj do të pozicionohemi si Qeveri; do të kërkojmë gjendje shtesë të jashtëzakonshme ose jo. Kjo do ta përcaktojë edhe datën e zgjedhjeve.”, tha Bujar Osmani nga BDI shkruan alsat.
Për VMRO-DPMNE-në numri në rritje i rasteve aktive me virus korona rrezikon 5 korrikun si datë të mundshme për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe sipas tyre kjo mbetet e papranueshme.
“Ajo që tani është e rëndësishme dhe shqetësuese është se qeveria e Zoran Zaevit nuk vepron me logjikë edhe përskaj numrave të përditshëm të të infektuarve të rinj dhe të vdekurve.”, tha Ivanka Vasilevska, VMRO-DPMNE.
LSDM-ja nuk ka ndryshuar qëndrim, edhe përskaj kundërshtimeve nga opozita.
“Në rast se gjendja e jashtëzakonshme përfundon në afatin e paraparë, atëherë 5 korriku është dita kur sipas ligjeve dhe Kushtetutës, duhet të mbahen zgjedhjet.”, pohoi Stefan Vasev, LSDM.
Këto qëndrime nuk dallojnë aspak nga pozitat të cilat partitë i mbrojnë prej javësh. Por, jozyrtarisht flitet se tani zhvillohen bisedime ndër-partiake për mundësinë e realizimit të zgjedhjeve më 12 korrik. Asnjëra nga partitë nuk i konfirmon këto informacione por, në rast se ka konsensus, kjo nënkupton se do të nevojitet gjendje e jashtëzakonshme edhe për një javë tjetër.
Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e…
Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…
Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…
Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…
Qytetarët e Bullgarisë votojnë këtë të diel në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një proces të shoqëruar nga…
Shqipëria ka modelin më të centralizuar të administrimit të shërbimeve publike digjitale në Ballkanin Perëndimor, me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë…