Categories: Uncategorized

Konfirmohen dënimet me burg për “Tankun”, Jankullovska do të shkojë në burg, Gruevski mbetet në Budapest (VIDEO)

Refuzohen ankesat e tre të dënuarve për blerjen e Mercedesit luksoz prej 600 mijë eurove – vendosi Gjykata supreme pas zvarritjes prej një viti.

GJYKATA SUPREME

Të lidhura

None found

– Advertisement –

-Me aktvendimet e sjella, Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i refuzoi kërkesat e të dënuarve që i dorëzuan personalisht dhe përmes avokatëve të tyre dhe i konfirmoi aktvendimet e Gjykatës së Apelit – Shkup.

Me këtë janë konfirmuar dënimet me burg prej dy vjetëve për Nikolla Gruevskin, katër vjet për Gordana Jankullovska dhe 4.5 vjet heqje lirie për Gjoko Popovskin.

– Advertisement –

Jankullovska është e vetmja e cila do të marrë akt udhëzues për në burg, për shkak se ish-kryeministri Gruevski është azilkërkues në Hungari, ndërsa Popovski tashmë është në burg.

Partia VMRO-DPMNE me reagim.

– Advertisement –

-Gordana Jankullovska do të shkojë në burg. E gjykuan pa prova për shkak se nuk pranoi t’i shërbejë Zaevit. Kjo nuk është drejtësi por vetëm mënyrë që të tërhiqet vëmendja nga skandalet e vërteta, krimet dhe dështimet e mafisë në pushtet. Jankullovska ishte sekretar e përgjithshëm e VMRO-DPMNE-së dhe këtu shënjestër nuk është Jankullovska por VMRO-DPMNE-ja,-shkruan Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së.

Nga Budapesti u paraqit Gruevski. Thotë se nuk është i befasuar nga vendimi i Gjykatës Supreme, duke shtuar se nuk ekziston reformë ose ligj që do të ndryshojë diçka në gjyqësorin e Maqedonisë.

-BE-ja mund të publikojë raporte sa të dojë për progresin ose t’i përshëndesin ligjet e miratuara, por derisa gjykatësit funksionojnë nën presion dhe frikë nga pushteti ekzekutiv se mund të dënohen nëse nuk janë të dëgjueshëm, përkatësisht derisa pushteti ekzekutiv punon në bazë të parimit të mafisë, progres real nuk do të ketë, shkruan Nikolla Gruevski, i dënaur në “Tanku”.

“Tanku” për Gruevskin ishte edhe vendimi i parë gjyqësor për të cilin duhej të vuaj burg, por duke e pritur që të paraqitet në Institucionin ndëshkimor, ai u paraqit nga Budapesti ku tha se kërkon azil. Ministria e drejtësisë disa herë deri më tani ka kërkuar ekstradim, por kjo nuk ndodhi. Ditëve në vijim do të dërgojnë edhe kërkesë të re.

Gjykatësit suprem që e sollën vendimin tani duhet të shkruajnë arsyetim, më pas punën e merr Gjykata penale ku e dënuara ka të drejtë të kërkojë prolongim nëse plotëson ndonjërën prej 8 pikëve të parapara me ligj. Më pas Ligji jep të drejtë që të ankimohet vendimi i gjykatësit para Këshillit penal me qëllim që procesi të zgjasë disa javë.

Nga lëndët e PPS, kjo është lënda e parë që kaloi në Gjykatën supreme, ndërsa Jankullovska është e para nga ministrat e atëhershëm që duhet të hyjë në burg. Ajo përgjigjej për keqpërdorimin e postit zyrtarë, nën ndikim të Gruevskit e ka inkurajuar Popovskin që të bëjë tender joligjor me të cilin do të favozojë blerjen e automobilit luksoz. Gruevski u akuzua për vepër penale – pranim të shpërblimit për ndikim joligjor.

të fundit

Hakeem Jeffries shënon një kthesë historike, gati të bëhet kryetari i parë me ngjyrë i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara kanë nominuar zyrtarisht Hakeem Jeffries për kryetar të këtij institucioni, duke…

2 minutes ago

Haxhiu takon në Bruksel eurodeputetin kroat Stier, kërkon përkrahje për rrugën evropiane të Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në Bruksel ka zhvilluar një takim me eurodeputetin…

12 minutes ago

“Të gjithë duan të bëhen moderatorë, edhe kur nuk dinë të flasin”/ Modelja, Rike Roçi plas deklaratën ‘bombë’

Modelja dhe aktorja Rike Roçi ka ndarë më shumë detaje për karrierën e saj dhe arsyet pse e sheh veten…

13 minutes ago

Kosova në pozitën e 25-të në Evropë në hendbollin e femrave

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave renditet në vendin e 25-të në ranglistën e Federatës Evropiane të…

13 minutes ago

Rama: Bullgarët duhet të jenë pjesë e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, nuk ka më arsye për mosmarrëveshje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se bullgarët duhet të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.Ai tha se për…

14 minutes ago

Ekspertja Popovska në rastin “Lotaria”: Nuk kam vërejtur shkelje të procedurës

Në gjykimin për “Lotarinë Shtetërore” ekspertja e prokurorisë Anita Popovska u morr në pyetje nga mbrojtja e Përparim Bajramit, Artan…

14 minutes ago