Gjykata Supreme ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Apelit të Shkupit për aksidentin tragjik të autobusit pranë Llaskarcës dhe e ka kthyer çështjen në rigjykim e vendimmarrje. Vendimi i Apelit kishte sjellë rritjen e dënimeve për disa prej të akuzuarve.
None found
Sipas njoftimit zyrtar, Këshilli Penal i Gjykatës Supreme e shqyrtoi rastin me numër KVP2-86/25 në seancën e zhvilluar më 9 shtator. Lënda, e njohur publikisht si rasti i aksidentit të autobusit pranë fshatit Llaskarcë, do të rigjykohet.
Gjykata Supreme bëri të ditur se ka pranuar kërkesat për rishikim të jashtëzakonshëm të vendimit përfundimtar, të parashtruara nga të dënuarit përmes avokatëve të tyre mbrojtës. Për rrjedhojë, është revokuar vendimi i Gjykatës së Apelit të Shkupit me numër KZ-979/24, i datës 17.04.2025, ndërsa çështja është kthyer për rigjykim dhe vendimmarrje.
Me vendimin e Apelit, të marrë në maj 2025, dënimi për pronarin e kompanisë Durmo Tours, Durmish Beluli, dhe menaxherin e transportit, Remzi Miftari, u rrit nga gjashtë në 10 vite burg. Po ashtu, dënimet e punonjësve të stacionit të kontrollit teknik, Igor Gjorgievski dhe Goran Dukovski, u ndryshuan nga pesë në shtatë vite burg.
Për Jane Bovarovskin dhe shoferin e autobusit, Manoil Trifunovskin, dënimet mbetën përkatësisht pesë dhe 14 vite burg.
Në janar 2024, Gjykata e shkallës së parë i shpalli fajtorë të gjashtë të pandehurit për vepra të rënda penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion.
Aksidenti ndodhi më 13 shkurt 2019, kur autobusi i kompanisë Durmo Tours doli nga autostrada Shkup-Tetovë, pranë Llaskarcës. Si pasojë e tragjedisë, 16 persona humbën jetën dhe më shumë se 30 të tjerë u plagosën./Telegrafi/
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, ka shprehur nderimin për…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Shtetet…
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e fundit mbi situatën me zjarret në vend. Gjatë 24 orëve të fundit,…
Abissnet SuperioreNuk ka më diskutime për të ardhmen e sulmuesit të Egntias, Alessandro Albanese [...]Read More...
MPB Maqedoni njofton se dje (10.09.2026) në orën 13:45, oficerët e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Kumanovës…
Neymar nuk mundi të luante për Santosin në fitoren 2-0 ndaj Atletico Mineiros në ndeshjen e parë çerekfinale të Copa…