Në Bruksel, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, është takuar me eurodeputetin kroat Davor Ivo Stier. Gjatë bisedës, të dy palët kanë trajtuar marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe Kroacisë si dhe hapat e mëtejshëm të vendit drejt integrimit evropian.
Ajo vuri në dukje se të dy shtetet ndajnë një miqësi të hershme, e cila mbështetet në ndihmën reciproke. Në këtë kontekst, Haxhiu kujtoi se shqiptarët ishin pranë Kroacisë në kohën e luftës, ndërsa Kroacia ishte ndër vendet e para në rajon që njohu shtetin e Kosovës.
None found
Kryetarja e Kuvendit shprehu mirënjohjen për Stierin për përkrahjen që i ka dhënë vazhdimisht Kosovës dhe i kërkoi atij mbështetje për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës.
Haxhiu theksoi gjithashtu se Kosova është e angazhuar t’i plotësojë kushtet e kërkuara në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa eksperienca kroate në këtë drejtim mbetet një referencë e rëndësishme për vendin.
Sipas saj, Kuvendi i Kosovës ka ngritur tashmë delegacionin për Komisionin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë dhe është i gatshëm që mbledhja e ardhshme të zhvillohet sa më parë.
Modelja dhe aktorja Rike Roçi ka ndarë më shumë detaje për karrierën e saj dhe arsyet pse e sheh veten…
Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave renditet në vendin e 25-të në ranglistën e Federatës Evropiane të…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se bullgarët duhet të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.Ai tha se për…
Në gjykimin për “Lotarinë Shtetërore” ekspertja e prokurorisë Anita Popovska u morr në pyetje nga mbrojtja e Përparim Bajramit, Artan…
Kërcënimet që vijnë nga Irani ndaj qytetarëve amerikanë, si brenda ashtu edhe jashtë Shteteve të Bashkuara, janë rritur ndjeshëm sipas…
Princi Harry ka deklaruar se është i gatshëm t’i rikthehet ushtrisë britanike në rast se vendi i tij do të…