Pasditën e sotme Basha ka diskutuar me qytetarët live në Facebook mbi zhvillimet e fundit politike në vend.
Sipas Bashës në QSUT po vdesin njerëz për shkak të fasadës.
None found
Sipas tij nëse të duheshin një minutë apo dy minuta për të kaluar nga emergjenca në sallë operacioni tani duhet të kalosh në 2-3 ashensorë për hir të fasadës.
“Kam qenë edhe do vij në QSUT. E kam dëgjuar edhe nga mjekët javën e kaluar se çfarë gjendje ndodhet jo vetëm pediatria, por e gjithë QSUT. Nuk ka gjë që përmbledh më mirë konceptin e fasadës sesa ajo që po bëhet në QSUT.
Sapo u inaugurua kirurgjia e re nga 12 kemi 6 salla. Nga 120 kemi 60 shtretër. Po ta shohësh nga kronikat televizive, po, fasada është e bukur, të merr më qafë. Po të futesh brenda kemi gjysmë e kapaciteteve që kishte.
Për të mos u futur në detaje të tjera të tmerrshme që kam dëgjuar nga profesionistët se si mënyra dhe koha e komunikimit nga një repart i urgjencës në një repart tjetër është zgjatur në krahasim me çfarë ishte.
Pra nëse të duheshin një minutë apo dy minuta për të kaluar nga emergjenca në sallë operacioni tani duhet të kalosh në 2-3 ashensorë për hir të fasadës.
Kanë filluar vdekjet e atyre pacientëve të cilëve mund ti shpëtohej jeta nëse thelbi do kishte prevaluar mbi fasadën. Fasada në këtë rast tekstualisht po vdes njerëz në QSUT.
Do të vij shumë shpejt, edhe tek Pediatria, për të cilën për fat të keq kam marrë raportime, kam parë edhe raportime në media, kemi patur edhe njerëzit tanë në terren së fundmi për të parë sesa e tmerrshme është gjendja dhe për ta denoncuar atë. Dhe ju siguroj që do të jetë një nga prioritetet kryesore dhënia fund e kolapsit në shëndetësi”, tha Basha.
Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike, ka denoncuar sot mosfunksionimin e sistemit E-albania, duke penguar qytetarët të aplikojnë për…
Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin Blendi Gonxhja, tha se në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi për…
Skandali i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), thellohet me akuza të reja, sipas të cilave hetimi i SPAK-ut…
Prokuroria e Tiranës, ka marrë në pyetje pesë të mitur, të cilët nga këqyrja e kamerave të sigurisë shfaqen duke…
Klubi i Bërnlit, ka mësuar këtë mesjavë fatin e tij pasi me humbjen përballë Mançester Sitit, ka rënë matematikisht nga…
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Pazarin e Vjetër në Korçë, ku një konflikt…