Nga jashtë shihen furgon me të cilët transportohen akullore, por brenda këtij objekti është sekuestruar mbrëmë 1 mijë e 240 kilogram marihuanë.
“Në oborrin e objektet ku është ruajtur marihuana tashmë e sekuestruar, shihen forca policore të cilat po e sigurojnë objektin në fjalë. Edhe pse nën sigurimin e forcave policore dhe nën dyshimin se në të është ruajtur marihuanë e prodhuar në mënyrë të paligjshme, sërish furgonët që transportojnë produkte prej akulloreje, ende janë duke punuar”
None found
Rreth objektit ka edhe shtëpi banimi, ku shihen edhe fëmijë derisa luajnë.
Të moshuarit që jetojnë aty, prapa kamerës thonë se asnjëherë nuk do t’u shkonte mendja se aty ku ruhen akullore do të kishte edhe marihuanë. Kjo sasi e madhe e marihuanës erdhi pas aktiviteteve 6-mujore të Prokurorisë publike në Kavadar në bashkëpunim me Bironë për sigurinë publike.
Për rastin dyshohet një firmë dhe përfaqësuesi i saj, 42-vjeçari me iniciale N.J. nga Jegunovca ndaj të cilëve është parashtruar padi penale.
Ministria e Punëve të Brendshme:
“Më 22 dhe 23 prill janë bërë dy ekspertiza shtesë dhe u përfunduar se materiali që është marrë për ekspertizë, paraqet drogë e cila është e ndaluar me Ligjin për kontroll të drogave. Kundër përfaqësuesit të personit juridik dhe personit juridik do të parashtrohet padi penale”.
Marihuana edhe pse u kap në Butel të Shkupit, ishte prodhuar në Kavadar gjatë periudhës qershor–tetor të 2019-s.
Një formë e re dhe shqetësuese e sulmeve kibernetike po kërcënon sigurinë ushqimore në Europë. Hakerat po arrijnë të depërtojnë…
Miliarderi Elon Musk ka reaguar me ironi ndaj rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, ku demokratët siguruan…
Ndeshja mes Feyenoordit dhe Interit, e vlefshme për raundin e katërt të Ligës së Kampionëve u ndërpre për shkak të…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kritikoi ashpër emërimet e fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe…
Këshilltari federal dhe shefi i diplomacisë së Zvicrës, Ignazio Cassis, zhvillon nesër, më 5 nëntor, një vizitë zyrtare në Kosovë.…
Një kompani skoceze ka krijuar një version modern të legjendarit Audi Quattro, duke u frymëzuar nga modeli i njohur Audi…