VIDEO/ Camila Cabello dhe Shawn Mendes kapen “mat” sërish pranë njëri-tjetrit

Ish-çifti Camila Cabello dhe Shawn Mendes duket se janë rikthyer së bashku të paktën kësaj here si miq. Dy këngëtarët, të cilët ringjallën lidhjen e tyre në prill të vitit 2023 dhe vendosën ta mbyllin sërish në fund të po atij viti, janë parë së bashku në Miami, duke shijuar një moment argëtues teksa shikonin finalen e Copa America mes Kolumbisë dhe Argjentinës.

Këngëtari 25-vjeçar dhe muzikantja 27-vjeçare u panë nga fansat në stadiumin Hard Rock në Miami Gardens, Florida. Një video e dyshes duke bërë një bisedë të rastësishme u shpërnda në internet dhe u bë virale menjëherë, pasi shumë përdorues filluan të pyesnin nëse ishin sërish bashkë në mënyrë romantike apo nëse ishin thjesht miq këtë herë.
Para se të postohej video, Shawn shkoi në rrjetet sociale për të ndarë një foto me disa nga miqtë e tij jashtë stadiumit. Kjo është hera e parë qe dyshja shihen së bashku që nga ndarja e tyre në vitin 2023.

Vitin e kaluar, dyshja u rikthyen bashkë pas momentit të tyre të ëmbël në Coachella dhe vazhduan të udhëtonin në Los Angeles dhe New York City, përpara se të zbulohej se romanca e shkurtër kishte marrë fund, me një burim të afërt që shpjegonte se dyshja ishin më mirë si miq.

https://x.com/bippitycabello/status/1812703610276360246

 


Shtuar 15.07.2024 12:49

Tags: ,