Në Shkup sot do të vazhdojnë protestat kundër propozimit francez, përmes së cilit hiqet vetoja bullgare dhe Maqedonisë së Veriut i hapet rruga për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.
Mirëpo, opozita maqedonase dhe shoqata të ndryshme qytetare janë kundër këtij propozimi andaj tanimë për një javë po protestojnë duke theksuar se ky propozim ka si synim bullgarizimin dhe asimilimin e maqedonasve. Edhe sot thirrja për protesta është me moton dhe porosinë e ngjajshme: “Vazhdojmë më masivisht dhe më në numër kundër bullgarizimit dhe asimilimit të hapur. Të bashkohemi nën gjuhën maqedonase që dimë. I bëjmë thirrje çdo familjeje që të shpalosë flamurin maqedonas në ballkonin apo dritaren e tyre, thotë “Ulitmatum, JO faleminderit”.
None found
Protesta nis në orën 19:00 para Qeverisë, më pas para Ministrisë së Drejtësisë, dhe në fund para Kuvendit. Ndërkohë, në Kuvend nesër do të zhvillohet një takim bashkërendues mes shefave të grupeve parlamentare dhe kryeparlamentarit Talat Xhaferi, ku në rend dite pritet të diskutohet edhe informata për propozimin francez, që tashmë ka hyrë në procedurë parlamentare./INA
BMW Z4 ka përfunduar prodhimin, por modeli po rikthehet për një lamtumirë të veçantë nga Bovensiepen Automobile, kompania e njohur…
Një 15 vjeçar ka humbur jetën pasi është vrarë me armë zjarri nga motra e tij 11-vjeçare, në një tragjedi…
Teksa përgatitjet për edicionin e gjashtë të “Big Brother VIP Albania” vazhdojnë, një tjetër dyshe e njohur në rrjetet sociale…
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) u ka bërë thirrje sindikatave anëtare, punëtorëve të sektorit publik e privat dhe familjeve të tyre... [...] Read More...…
Kryeministri Edi Rama deklaroi se zv.kryeministrja Belinda Balluku po përballet me një çështje me drejtësinë, ndërsa theksoi se komentet e…
Kanë kaluar 43 ditë që kur qytetarët e Divjakës kanë dalë në protestë dhe përsëri kërkojnë me ngulm mosmiratimin e…