Puntatën e sotme të Për’Puthen Sindi ka rrëfyer sekretet e saj.
Ajo tha se ka thyer disa prej rregullave të produksionit duke dalë jashtë me pjesëtarë të tjerë të emisionit. Sindi gjithashtu tha se ka pasur takime me Atdheun, gjë që nuk dihej më parë.
“Është paksa absurde që mos të kemi shok ose shoqe me njëra tjetrën se kur jemi në ambiente të përbashkëta kemi afrimitet. Të gjithë kemi ato momente që kemi nevojë të flasim, mund të shfaqemi shumë normal në kamera por vetëm ne e dimë se sa vuajmë. Kam pasur komunikim të vazhdueshëm dhe takime jashtë me Atdheun”, tha Sindi.
Sindi ka rrëfyer një prej gjesteve të Atdheut në një moment që ajo ishte në vështirësi.
“Për të tjerët ka qenë kur më pyesin a ndihem mirë në situata të ndryshme kanë qenë Atdheu, Loko gjithmonë. Nuk do e harroj kurrë një rast me Atdheun kur një i afërmi im ishte në një rast të rëndë ishte i vetmi nga atë gjithë që më mori në telefon dhe më tha që nëse ke nevojë për diçka unë do të jem aty”, tha Sindi. /tch