Categories: Uncategorized

U kapën mat duke “mbjellë” kanabis, 3 baratasit e pësojnë keq

Policia në Berat ka vënë në pranga 3 persona me akuzën e kultivimit të bimëvë narkotike. Të arrestuarit janë shtetasit: Selami Hadëri, Ylber Hadëri dhe Shpëtim Bregu.

“Shërbimet e Policisë Poliçan dhe Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatrat Barçë, Skrapar dhe Tomor, kubikë ku ishin kultivuar fara të dyshuara cannabis sativa…”- njofton policia e Shtetit.

Të lidhura

None found

NJOFTIMI:

Evidentohen dhe goditen dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.Arrestohen në flagrancë 3 persona të dyshuar si autorë të tentativës për kultivim.
Sekuestrohet një armë zjarri pushkë. Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Shërbimet e Policisë Poliçan dhe Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatrat Barçë, Skrapar dhe Tomor, kubikë ku ishin kultivuar fara të dyshuara cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan dhe në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasit: S. H., 47 vjeç, dhe Y. H., 38 vjeç, banues në fshatin Braçë, pasi në tokat në pronësi të tyre u gjetën kubikë në të cilët ishin kultivuar fara të dyshuara cannabis sativa;Sh. B., 40 vjeç, banues në fshatin Tomorr, Poliçan, pasi në një miniserë në ambientet e banesës së tij u gjetën kubikë në të cilët ishin kultivuar fara të dyshuara cannabis sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës u gjet dhe u sekuestrua dhe një armë zjarri pushkë.
Në vijim të veprimeve u procedua penalisht dhe kryeplaku i fshatit Barçë, shtetasi A. R., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

 

Tags: berat arrest

të fundit

Kina dënon me vdekje ish-zyrtarin Yang Youlin për ryshfet prej 325 milionë dollarësh, gjykata e quan çështjen “jashtëzakonisht serioze”

Ish-zyrtari i lartë Yang Youlin është dënuar me vdekje nga një gjykatë në Changzhou të Kinës, pasi u shpall fajtor…

4 minutes ago

“Portugalia nuk fitonte asgjë pa mua”, Kristiano Ronaldo merr vendimin drastik: Trofeu i Europianit vlen sa një Botëror

Portugalia u eliminua nga Botërori në fazën 1/8. Spanja fitoi 1 me 0 falë golit të Merinos në minutën e…

9 minutes ago

Samiti i NATO-s, Trump: Po shkoj në Ankara për shkak të Erdoganit, është një mik dhe një lider i respektuar

Presidenti amerikan Donald Trump, deklaroi se udhëtimin e tij nga Uashingtoni drejt Ankarasë në Samitin e NATO-s po e realizon…

12 minutes ago

VIDEO/ Skandal në Fier, tre adoleshente dhunojnë dhe filmojnë bashkëmoshataren e tyre

Një ngjarje e rëndë është rgjistruar në Fier, ku tre vajza adoleshente kanë dhunuar një bashkëmoshatare, në një banesë. Pamjet,…

32 minutes ago

Një muaj pas zgjedhjeve, enigma e presidentit mbetet e hapur ndërsa partitë presin certifikimin

Sot bëhen një muaj nga zgjedhjet e fundit parlamentare, të jashtëzakonshme, të mbajtura në Kosovë. Pavarësisht se tashmë janë numëruar…

47 minutes ago

Rënie e interesit për pasaportën shqiptare, shtetësia për të huajt bie me 46% në 2025

Marrja e shtetësisë shqiptare po kalon një faze tkurrje gjatë vitit 2025, duke reflektuar rënie të ndjeshme të interesit për…

58 minutes ago