Luciano Spalletti ka sqaruar se kalendari i ngjeshur i Juventusit ndikoi në vendimin për ta përfshirë Edon Zhegrovën në formacionin fillestar ndaj Venezias.
Gjatë konferencës për media të mbajtur të mërkurën, trajneri italian tha se ritmi i ndeshjeve e bëri të nevojshëm rotacionin në skuadër. Zhegrova ishte mes futbollistëve që përfituan nga këto ndryshime.
None found
Futbollisti 27-vjeçar e shfrytëzoi mundësinë dhe, në ndeshjen e së dielës ndaj Venezias, luajti për herë të parë një takim të plotë me fanellën e Juventusit. Ai dha edhe një asistim në fitoren 4-0 të “Zonjës së Vjetër”.
Spalletti shpjegoi se aktivizimi i Zhegrovës nga minuta e parë ishte pjesë e përpjekjes për të menaxhuar ngarkesën e lojtarëve, në një periudhë kur Juventusi zhvillon tri ndeshje brenda pak ditësh.
“Tri ndeshjet krijuan pikërisht mundësinë që Zhegrova të niste nga minuta e parë. Synimi është të bëjmë rotacionin e duhur, që skuadra t’i përfundojë të tria ndeshjet pa i rënduar tej mase futbollistët”, deklaroi Spalletti.
Të enjten, Juventusi do të luajë kundër Omonias në xhiron e pestë të fazës së ligës në Ligën e Evropës. Më pas, të dielën, do të përballet me Comon në kampionat.
Zhegrova po siguron gjithnjë e më shumë hapësirë te skuadra italiane. Në dhjetë paraqitjet e tij këtë edicion, ai ka shënuar dy gola dhe ka dhënë tri asistime.
Klidman LiloEdhe pse OFI Crete u mposht 0 – 2 nga kryesuesit e Superligës greke, Panathinaikos, java e 11-të, portieri…
Komisionerja për Zgjerimin në Komisionin Europian, Marta Kos, do të zhvillojë ditën e nesërme një takim në Kuvendin e Shqipërisë,…
VLEN nuk do zgjedhje por zgjidhje. Sipas tyre, programi dhe premtimet e qytetarëve duhet realizuar, ndërsa ata që kanë premtuar…
Pep Guardiola ka bërë një vlerësim të veçantë për rivalitetin mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, duke zbuluar se sipas…
Një grua 34-vjeçare në Maryland të Shteteve të Bashkuara akuzohet se mashtroi për më shumë se një dekadë familjarët, miqtë…
Një incident i tmerrshëm ndodhi në Parkun Kombëtar Torres del Paine të Kilit , kur një turist gjerman u përpoq…