Teuta “zhyt” në krizë Kukësin dhe merr kreun e klasifikimit (VIDEO)

Teuta rikthehet te fitorja, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin 0-2 ndaj Kukësit në “Elbasan Arena” dhe të rimarrë kryesimin e renditjes në Kategorinë Superiore, me 55 pikë.

Sfida nisi me një kërcënim të verilindorëve, që pas një goditjeje nga këndi, provuan të gjejnë golin me anë të Eze, por goditja e tij me kokë përfundoi mbi kuadrat.

Të lidhura

None found

Më pas lojën e morën nën kontroll durrsakët, që zhbllokuan ndeshjen në minutën e 11′ me një gol mjaft të bukur të Blerim Krasniqit. Sulmuesi mori një top mbi vijën e zonës, e stopoi mirë me gjoks dhe më pas lëshoi një të majtë precize, duke mposhtur gardianin e verilindorëve, Tafas.

Ky i fundit u bë protagonist në minutën e 23’të, pasi ndali dy tentativa radhazi të bregdetarëve, fillimisht gjuajtjen e Asion Dajës dhe më pas atë të Lorenzo Vilës, duke mbajtur në lojë Kukësin.

Edhe pjesa e dytë nisi mjaft mirë për Teutën, teksa Krasniqi në minutën e 50′ pati në këmbë edhe topin për të shënuar golin e dytë, por gjuajti keq dhe shpërdoroi. Gjithsesi goli i dytë ishte rrotull dhe erdhi në minutën e 67′ me anë të mbrojtësit Rustem Hoxha.

Bregu ekzekutoi saktë një goditje dënimi, duke e dërguar topin te Lorenzo Vila, i cili uli bukur për Hoxhën dhe qendërmbrojtësi u tregua i saktë, duke tundur për herë të dytë rrjetën e verilindorëve.

Deri në vërshëllimën finale ndeshja u zhvillua e qetë dhe durrsakët administruan suksesin, ndërsa Kukësi duket se u pajtua shpejt me rezultatin, pasi tashmë ka dalë nga të gjithë objektivat sezonalë.

Tags: Kukesiteuta

të fundit

Pas zhgënjimit në play-off, FIFA “dënon” Shqipërinë/ Rekord i ri për Kosovën

Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka mbyllur me dy humbje periudhën e ndeshjeve të marsit, ku fillimisht u mposht nga…

2 minutes ago

Finalja e BBVA “pas dere”, Brikena merr detyrën e rëndësishme për herë të fundit

Ditën e sotme është zgjedhur lideri i fundit i sezonit të pestë të “Big Brother VIP”. Banorët e mbetur në…

17 minutes ago

“S’do ketë më karburant kontrabandë”/ Rama: Do ngremë kompaninë shtetërore me Emiratet, kemi aksionet kryesore

Kryeministri Edi Rama, tha se do të ketë kompani publike në tregun e naftës. Duke folur në Asamblenë e PS…

19 minutes ago

Coachella 2026: Kush do të performojë këtë vit?

Festivali i njohur Coachella 2026 nuk është vetëm një grumbullim i yjeve më të mëdhenj të muzikës, por një pasqyrë…

37 minutes ago

BE-ja përgatit kredinë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, pavarësisht vetos së Hungarisë

Komisioni Evropian ka përgatitur bazën ligjore për të shpërndarë këstin e parë të një kredie prej 90 miliardë eurosh (104,5…

40 minutes ago

Aeroporti i Tiranës me ritmin më të shpejtë të rritjes në Europë: Cfarë sollën investimet e fundit

Transformimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës në 5-vjeçarin e fundit është një nga shembujt më të qartë se si investimet…

2 hours ago