Dita e djeshme edhe pse një ditë pushimi në fundjavë, nuk ka qenë e bukur për shqiptarët që janë zgjuar në krisma armësh dhe në lajme të përgjakshme.
Tashmë prej kohësh atentatet janë kthyer në ngjarje të zakonshme, aq sa vështirë se arrijnë më të bëjnë përshtypje.
None found
E shtuna e 20 Marsit nisi me vrasje dhe u mbyll me sulme.
Kështu në Durrës, u ekzekutua me breshëri plumbash Edmond Koçi, i njohur ndryshe edhe si “Mond Çekiçi”, ish-anëtar i bandës së Lulzim Berishës.
Ndërkohë në orët e pasdites dy ngjarje njëra pas tjetrës tronditën kryeqytetin dhe kryeqendrën e veriut, Shkodrën.
Dy vëllezërit Hoten dhe Marjan Doçaj u plagosën me armë zjarri nga Besmir Përkolaj, teksa ishin dukë udhëtuar me automjetin e tyre tip “Audi” në fshatin Bardhaj të Shkodrës. Vëllerëzit Doçaj janë të afërm me Gentian Doçin, ky i fundit një emër i njohur për policinë dhe i dyshuar si organizatori i pengmarrjes së Jan Prengës në Kamëz.
Një konflikt i ndodhur dy ditë më parë në kryeqytet për pak sa nuk u kthye në një ngjarje të rëndë. Ronaldo Gurabardhi qëlloi me armë zjarri në ajër, në afërsi të një banese në zonën e Kombinatit pas një konflikti me Artur Korteshin, me të cilin kishte debatuar dy ditë më parë. /albeu.com/
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…