Categories: Uncategorized

OFL i sekuestroi vilën luksoze, Ardian Doçi niset me urgjencë drejt Shqipërisë

Dje Operacioni Forca e Ligjit i sekuestroi një sërë pasurish Ardian Doçaj. Menjwherw pas kwtij veprimi, vetw Doccaj është nisur drejt Shqipwrisw pasi ndodhej jashtw vendit.

Në një komunikim pwr media, Doçaj thotë se nuk ka lidhje me asnjë ngjarje kriminale, e konkretisht as me pengmarrjen e vrasjen e Jan Prengës.

Të lidhura

None found

Ardian Doçaj thotë se nuk i njeh dhe nuk i ka takuar asnjëherë personat e arrestuar për Jan Prengën të marrë peng më 17 janar 2020 dhe që dyshohet se është vrarë në kompleksin “Golden” në pronësi të Altin Hajrit nga Shijaku, ky i fundit i shpallur në kërkim.

Operacioni Forca e Ligjit ndërhyri sot në një aksion në Shkodër në zbatim të aktit normativ Anti-KÇK, ku sekuestroi disa pasuri, banesa, vila e automjete në pronësi të personave që dyshohet të kenë lidhje me pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës, ndërsa në kërkim për këtë ngjarje, si një nga organizatorët e saj është edhe Gentian Doçi.

Si quheni?

Ardian Doçaj.

Cili është problem juaj, përse na keni telefonuar?

Problem im është që unë e kam parë veten që më kanë shpallur një person me rrezikshmëri në shtetin shqiptar, ndërkohë që unë jam që nga data 2 nëntori jashtë territorit shqiptar. Kam pasaportën me vulat dhe i deklaroj që nesër që të arrijë që s’kam lidhje me atë punë dhe se di fare për çfarë arsye.

Po për çfarë ju akuzojnë, cila është akuza?

Akuza është që thojnë që unë jam një prej atyre pengmarrësve.

Të kujt?

Të Jan Prengës.

Ju e njihni këtë person?

Jo, nuk e njoh fare, nuk e di as se ekzistonte.

E kuptoj. Po personat që janë bërë publik në media se janë autorët e rrëmbimit dhe të vrasjes së tij i njihni? I keni takuar ndonjëherë? Këta që janë të arrestuar asnjëherë s’i kam parë, s’di gjë fare hiç për ta. S’e di as kush janë ata.

Po Altin Hajrin?

As nuk e di se çfarë paraqitje ka fare.

Nuk e keni parë asnjëherë?

Unë s’kam qenë asnjëherë në jetën time atje ça quhet ajo …. në Shijak, nuk e di as nga i binte Shijaku, ka thwnw Doccaj pwr Report Tv.

Thatë që jetoni jashtë Shqipërisë…

Ka 15 vite që jetoj në kurbet.

15 vjet ?

Po.

Hera e fundit që keni ardhur në Shqipëri?

Hera e fundit ka qenë me 23 dhjetor të vitit 2018 dhe kam dalë nga Shqipëria në 2 nëntor të 2019 nga Maqedonia, Bullgaria. I kam të gjitha vulat në pasaportë që rezultojnë, në dogana nuk kalojnë false.

Keni ndërmend të vini në Shqipëri ta sqaroni këtë çështje?

Po, po do vij nesër. Nesër unë zbres në orën 1 pasdite në Podgoricë.

të fundit

Magyar përgëzon Kurtin për mandatin e ri dhe rikonfirmon mbështetjen hungareze për Kosovën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet ambasadorit László István Dux, pranoi letër urimi nga kryeministri i Hungarisë Péter…

1 minute ago

Forecast for today in North Macedonia: Cloudy skies and local rain

Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje lokale të shiut. Në disa vende priten edhe bubullima…

8 minutes ago

Gjilan Prosecutor’s Office provides details on the serious murder in Livoç i Poshtëm

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka dalë me një njoftim për media pas vrasjes së rëndë në Livoç të Poshtëm. Në…

9 minutes ago

Qelaj is assessing the request to refer the Specialist Chambers Law to the Constitutional Court

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka bërë të ditur se është duke e shqyrtuar kërkesën e organizatave të shoqërisë civile,…

9 minutes ago

Serwer: Election of the President as a result of compromise is positive, the EU should assess the law on the Special Court itself

Kuvendi i Kosovës i miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara që synon të ndryshojë kornizën…

9 minutes ago

Luxury drinks, massages and services from fellow inmates: Diddy’s prison privileges and the penalty that delayed his release

Pije të shtrenjta, masazhe, vakte speciale, një celular i paligjshëm dhe të burgosur që bënin gjithçka, nga gatimi deri te…

12 minutes ago