Categories: Uncategorized

OFL i sekuestroi pasurinë në Shkodër, reagon nga kurbeti Doçaj: S’e njoh Hajrin, nesër vij në Shqipëri

Në një reagim ekskluziv për gazetarin Olsian Laskaj gjatë emisionit Repolitix, Ardian Doçaj, të cilit sot, në ditën e dytë në terren, Operacioni Forca e Ligjit i sekuestroi një serë pasurish, thotë se ndodhet jashtë Shqipërie, dhe me të lexuar emrin e tij në media, është nisur drejt atdheut.

Në një komunikim telefonik me redaksinë e Report Tv, Doçaj thotë se nuk ka lidhje me asnjë ngjarje kriminale, e konkretisht as me pengmarrjen e vrasjen e Jan Prengës, për të cilën sipas gazetarit Elton Qyno dyshohet si bashkëpunëtor, dhe nuk e di për çfarë arsyesh i janë sekuestruar pasuritë.

Të lidhura

None found

Ardian Doçaj thotë se nuk i njeh dhe nuk i ka takuar asnjëherë personat e arrestuar për Jan Prengën të marrë peng më 17 janar 2020 dhe që dyshohet se është vrarë në kompleksin “Golden” në pronësi të Altin Hajrit nga Shijaku, ky i fundit i shpallur në kërkim. Operacioni Forca e Ligjit ndërhyri sot në një aksion në Shkodër në zbatim të aktit normativ Anti-KÇK, ku sekuestroi disa pasuri, banesa, vila e automjete në pronësi të personave që dyshohet të kenë lidhje me pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës, ndërsa në kërkim për këtë ngjarje, si një nga organizatorët e saj është edhe Gentian Doçi.

Si quheni?

Ardian Doçaj.

Cili është problem juaj, përse na keni telefonuar?

Problem im është që unë e kam parë veten që më kanë shpallur një person me rrezikshmëri në shtetin shqiptar, ndërkohë që unë jam që nga data 2 nëntori jashtë territorit shqiptar. Kam pasaportën me vulat dhe i deklaroj që nesër që të arrijë që s’kam lidhje me atë punë dhe se di fare për çfarë arsye.

Po për çfarë ju akuzojnë, cila është akuza?

Akuza është që thojnë që unë jam një prej atyre pengmarrësve.

Të kujt?

Të Jan Prengës.

Ju e njihni këtë person?

Jo, nuk e njoh fare, nuk e di as se ekzistonte.

E kuptoj. Po personat që janë bërë publik në media se janë autorët e rrëmbimit dhe të vrasjes së tij i njihni? I keni takuar ndonjëherë?

Këta që janë të arrestuar asnjëherë s’i kam parë, s’di gjë fare hiç për ta. S’e di as kush janë ata.

Po Altin Hajrin?

As nuk e di se çfarë paraqitje ka fare.

Nuk e keni parë asnjëherë?

Unë s’kam qenë asnjëherë në jetën time atje ça quhet ajo …. në Shijak, nuk e di as nga i binte Shijaku.

Thatë që jetoni jashtë Shqipërisë…

Ka 15 vite që jetoj në kurbet.

15 vjet ?

Po.

Hera e fundit që keni ardhur në Shqipëri?

Hera e fundit ka qenë me 23 dhjetor të vitit 2018 dhe kam dalë nga Shqipëria në 2 nëntor të 2019 nga Maqedonia, Bullgaria. I kam të gjitha vulat në pasaportë që rezultojnë, në dogana nuk kalojnë false.

Keni ndërmend të vini në Shqipëri ta sqaroni këtë çështje ?

Po, po do vij nesër. Nesër unë zbres në orën 1 pasdite në Podgoricë.

/Shqiptarja/

të fundit

Citizens fear the authorities and tax administration / Saimir Korreshi: Institutions act like tax collectors; a system of theft has been established

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka deklaruar se frika më e madhe e qytetarëve nuk lidhet me policinë, por…

28 seconds ago

Diddy receives 41 extra days in prison after privileged life behind bars

Pije të shtrenjta, masazhe, vakte speciale, një celular i paligjshëm dhe të burgosur që bënin gjithçka, nga gatimi deri te…

53 seconds ago

Professor Ramabaja calls for review of the Kosovo Specialist Chambers Law: President should initiate legal analysis

6 tetori ka shënuar një ditë të rëndësishme për Kosovën, fillimisht me kalimin e projektligjit për ndryshimet e Speciales dhe…

3 minutes ago

Radoiçiq seen beside Vuçiq’s son at SNS election rally in Kragujevac

Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e grupit terrorist në sulmin e armatosur në…

3 minutes ago

Magyar congratulates Kurti on new term and reaffirms Hungarian support for Kosovo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet ambasadorit László István Dux, pranoi letër urimi nga kryeministri i Hungarisë Péter…

4 minutes ago

Muhamet Elmazi opposes police violence against two young Albanians from Saraj

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi ka reaguar në lidhje me raportimet për dhunë ndaj dy të rinjve shqiptarë…

5 minutes ago