Uncategorized

Studentët në Prishtinë protestojnë kundër Asosacionit: Kosova nuk ishte kurrë e Serbisë

Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe qytetarë kanë organizuar një marsh në Prishtinë kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Me slogane si “Asociacioni nuk kalon”, “S’pranoj Asociacion që na bosnjëzon”, “Bashkë kundër Asociacionit”, “Kosova Republikë, s’ka Zajednicë [Asociacion]” dhe të ngjashme, studentët, nën organizimin e Parlamentit të Studentëve të UP-së, nisën marshin e tyre nga Biblioteka Kombëtare dhe u ndalën para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Të lidhura

None found

Organizatorët e këtij marshi argumentuan se themelimi i asociacioneve njëetnike në vendet e rajonit ka krijuar “shtet brenda shtetit”. Ata thanë se një asociacion i tillë nuk do të avanconte të drejtat e komunitetit serb në Kosovë, por “do t’i instrumentalizonte” serbët që jetojnë në Kosovë.

“Ne nuk pranojmë Asociacionin e komunave me shumicë serbe që cenon drejtpërdrejtë paqen, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit”, tha njëra prej studenteve.

Ndërkaq, një përfaqësues i Shoqatës së familjarëve të heronjve dhe dëshmorëve të kombit, tha se Serbia, përmes Asociacionit, synon të destabilizojë Kosovën.

“Synimi i Serbisë është që një herë të themelohet Asociacioni për të arritur më lehtë deri te ndarja e veriut të Kosovës”, tha ai.

Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje – në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian – për themelimin e Asociacionit.

Megjithatë, marrëveshja e vitit 2015, mbi parimet për themelimin e Asociacionit, sipas Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nuk është në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit. Por, Kushtetuesja ka argumentuar se pikat mund të harmonizohen.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, e kundërshton formimin e një asociacioni njëetnik. Megjithatë, së fundmi, Kurti ka paraqitur gjashtë kushte për themelimin e Asociacionit, që sipas tij, do të mundësonte që një organ i tillë të formohej duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës./rel/

të fundit

On the 121st day of the protest, march toward the Prime Minister’s Office with calls against the government

Ka nisur marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë sot në ditën e 121 kundër qeverisë. Protestuesit brohorasin “Nuk shitet Shqipëria, shitet…

23 seconds ago

Itali, ndalohet 53-vjeçari: dyshohet se mbyti në gjumë nënën 85-vjeçare pas mosmarrëveshjeve të gjata

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pellezzanon, në provincën e Salernos në Itali, ku një grua 85-vjeçare është gjetur e…

43 seconds ago

Epidemia e Ebolës ndez tensionet në Kongo, zyrtari i UDPS vdes pas sulmit

Një zyrtar i lartë i partisë në pushtet në Republikën Demokratike të Kongos është rrahur për vdekje pasi u shfaq…

1 minute ago

Remi renews call for a governing coalition between VV and PDK

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa-Remi po insiston në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje mes VV-së dhe PDK-së. Në këtë moment…

1 minute ago

Deadline for electing president is approaching, Gjanaj: LVV and PDK can still reach an agreement

Edhe pak kohë ka mbetur deri në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të ri, ndërsa takimet mes…

2 minutes ago

Destri Spielberg kurorëzon dashurinë me Jake Herskowitz, nga fustani me dantellë te puthja në perëndim

Vajza e regjisorit të njohur Steven Spielberg, Destri Spielberg, është martuar me të fejuarin e saj, Jake Herskowitz, të shtunën,…

2 minutes ago