Fitorja 4-1 në transfertë kundër Partizanit i dha Vorës një shtysë të rëndësishme, duke i dhënë fund serisë prej pesë ndeshjesh pa sukses. Skuadra e Arjan Bellait zhvilloi një paraqitje bindëse dhe mposhti thellë të kuqtë në shtëpinë e tyre, me Bernard Karricën që spikati në mënyrë të veçantë.
None found
Ky rezultat i rikthen vorakët te tri pikët pas një periudhe ku kishin regjistruar vetëm barazime dhe humbje. Vora ka shkuar në kuotën e 8 pikëve dhe renditet në vendin e 5-të të klasifikimit. Edhe pse forma e ekipit ka pasur luhatje, reagimi erdhi në një moment kur fitorja ishte veçanërisht e nevojshme.
Megjithatë, kalendari i ardhshëm nuk premton përballje të lehta. Sfidën e radhës Vora do ta luajë në Kurbin ndaj Laçit, një kundërshtar që ka arritur t’i vërë në vështirësi në fushën e vet edhe Egnatian dhe Tiranën. Për këtë arsye, dueli i radhës konsiderohet mjaft delikat për ekipin e Bellait.
Pas përballjes me Laçin, në program është ndeshja kundër Vllaznisë. Shkodranët nuk e kanë gjetur ende ritmin e plotë, ndërsa vijnë edhe pas humbjes 3-1 ndaj rrogozhinasve, por mbeten një skuadër që mund të krijojë probleme sapo të ndiejë rrezikun. Më tej, Vora do të përballet me Dinamon, ekipin ndaj të cilit e nisi sezonin me fitore dhe që mund të synojë të befasojë.
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se është hapur afati i aplikimit për përfitimin nga…
Një çerek shekulli pas atentatit afër Skënderajt, ku u vra edhe Besim Dajaku dhe u plagos Gani Geci, mbeten pyetje…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pranoi letër urimi për mandatin e ri nga kryeministri i Mbretërisë së Belgjikës,…
Ish-ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo me të cilin kemi diskutuar për periudhën…
Ndeshja mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës në Ligën e Kampionëve do të zhvillohet sipas planit të paraparë, pavarësisht trazirave dhe…
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB), njofton fermerët se për Pagesat…