Pas eksperiencave të dështuara me Interin, Crystal Palace dhe Atlanta United në Major League Soccer, Frank De Boer rikthehet në pankinë për të drejtuar një tjetër skuadër të madhe.
50-vjeçari është zgjedhur nga drejtuesit e federatës holandeze të futbollit si pasuesi i Ronald Koeman në stolin e përfaqësueses portokalli.
None found
De Boer i cili në karrierën e tij është aktivizuar në 112 ndeshje me Holandën duke shënuar dhe 13 gola ka firmosur një kontratë 2-vjeçare deri në përfundim të Botërorit Katar 2022. Do të jetë ai që do të udhëheqë Holandën në Europianin e verës së ardhshme por dhe që do të tentojë ta rikthejë në një kampionat botëror nëpërmjet ndeshjeve kualifikuese.
De Boer do të nisë menjëherë punën teksa do ta drejtojë Holandën në miqësoren e muajit tetor ndaj Meksikës dhe në sfidat e Nations League ndaj Bosnje Hercegovinës dhe Italisë.
Policia e Durrësit, ka zbuluar një magazinë të marrë me qira, të cilën e kishte përshtatur për kultivim të lëndëve…
Në një mesazh në rrjetin social "Facebook", ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama, pas një…
Në podkastin e tij “Flasim”, kryeministri Edi Rama, foli në lidhje me çmimin e karburanteve në vend dhe rolin e…
Pak javë më parë, ish-ministrja Olta Xhaçka, tërhoqi vëmendjen në seancën plenare jo për ndonjë debat apo deklaratë politike, por…
Milan po shikon me interes talentin e ri grek Konstantinos Karetsas, mes një konkurrence të fortë dhe një çmimi të…
Në spektaklin e mbrëmshëm të “Big Brother VIP”, një nga momentet kryesore të natës ishte aktivizimi i “Kutisë së Pandorës”,…