Milan po shikon me interes talentin e ri grek Konstantinos Karetsas, mes një konkurrence të fortë dhe një çmimi të konsiderueshëm në merkato.
Pauza e kombëtareve, sidomos kjo e fundit pranë fundit të sezonit, është gjithmonë një moment i mirë për të diskutuar për merkato.
None found
Këtë vit, edhe më shumë për Milanin, pasi përpara ndeshjes ndaj Torinos (fituar 3-2), në “Casa Milan” u zhvillua një takim i rëndësishëm për operacionet dhe perspektivat e së ardhmes.
Në takim morën pjesë trajneri Masimiliano Alegri, drejtuesit si Xhorxho Furlani, Igli Tare dhe Zlatan Ibrahimoviç, ku u hodhën disa ide dhe emra konkretë.
Një nga profilet që ka përfunduar në listën e drejtuesve kuqezi është 18-vjeçari Karetsas. Sipas raportimeve, Milani e ndjek prej të paktën një viti këtë mesfushor ofensiv, i cili ka debutuar edhe me kombëtaren greke dhe po spikat te KRC Genk.
Ai mund të luajë si fantazist, sulmues i dytë apo edhe si anësor i djathtë, duke përfaqësuar një investim tipik për të ardhmen.
Vetëm këtë sezon ka zhvilluar 43 ndeshje në të gjitha kompeticionet, me 3 gola dhe 18 asistime, shifra mbresëlënëse për një lojtar të lindur në vitin 2007.
Megjithatë, për një talent të tillë, konkurrenca është shumë e fortë. Klubet e mëdha të Premier League si Çelsi, Arsenal dhe Mançester Junajtid janë gjithashtu në garë për shërbimet e tij.
Për më tepër, edhe çmimi është i lartë. KRC Genk kërkon të paktën 35 milionë euro për kartonin e tij. Në fund, do të jetë Milani që duhet të bëjë vlerësimet e duhura, duke pasur parasysh se merkatoja kërkon ndërhyrje në disa reparte.
Sipas parashikimeve, skuadra e Alegrit ka nevojë për të paktën një ose dy mbrojtës qendrorë, një mesfushor, një anësor dhe një sulmues.
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me…
Këtë të mërkurë, moti parashikohet të jetë pa reshje në të gjithë vendin. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale dhe maksimale…
Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike të…
Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në…
Në Serbi pas 12-viteve, ka rënë Aleksandar Vuçiq nga pushteti, derisa drejtimin e këtij shteti do të marrë Lista Studentore…
Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, është arrestuar pas një aksioni policor në malet e Becit të…