Categories: Uncategorized

ZYRTARE/ Edhe Hungaria rinis futbollin në 23 maj

Hungaria planifikon rifillimin e ndeshjeve të futbollit brenda muajit maj, madje drejtuesit e futbollit maxhar kanë zyrtarizuar edhe datën e rikthimit të skuadrave në fushën e lojës. Ashtu si edhe në shumë vende të tjera të botës edhe në Hungari futbolli u ndal në mesin e muajit mars, për shkak të pandemisë së virusit COVID-19. Menjëherë pas ndeshjeve të kthimit të fazës cerekfinale në Kupë skuadrat e ligës elitare të futbollit vendas luajtën edhe ndeshjet e Javës së 25 në OTP Bank Liga, megjithatë gjithcka frenoi më datë 14 mars dhe klubet u shtrënguan për të ndërprerë cdo aktivitet.

Me rënien e forcës së koronavirusit masat shtrënguese po hiqen dalëngadalë dhe gjithcka po i kthehet pak e nga pak normalitetit. Të shumtë janë shtetet që po mendojnë gjithashtu edhe për rikthimin e aktiviteteve sportive dhe në Kontinentin e Vjetër thuajse të gjithë klubet kanë rifilluar të stërviten, natyrisht duke respektuar me rigorozitet masat e përcaktuara që më herët, ku në mënyrë të kuptueshme spikat pikërisht rregulli i distancimit fizik.

Të lidhura

None found

Bëhet fjalë për t’u rikthyer për të luajtur me dyer të mbyllura, megjithëse është e qartë që shumë sporte në këtë periudhë do të vuajnë pasojat dhe do të vazhdojnë të luhen pa praninë e spektatorëve. Drejtuesit e futbollit maxhar kanë menduar që gjithcka të startojë me Kupën e Hungarisë, me sfidat gjysmëfinale ku spikat derbi i Budapestit MTK – Honved ndërsa dueli tjetër është Mezokovesd Zsory – Fehervar, takime që do të zhvillohen më datë 23 maj. Lajmi u konfirmua nga vetë Federata Hungareze e Futbollit, që bëri të ditur gjithashtu se kampionati do të rifillojë brenda këtij muaji.

Kështu ndeshjet e javës së 26 në OTP Bank Liga do të startojnë një javë pas sfidave gjysmëfinale të kupës kombëtare, më saktë në datë 30 maj. Liga kryesore për momentin udhëhiqet përsëri nga kampionët në fuqi, madje Ferencvaros-i kryeson me 3 pikë më tepër se sa ekipi i Fehervar-it që pozicionohet në vendin e dytë, madje klubi i famshëm hungarez ka edhe privilegjin për të zhvilluar edhe dy takime më shumë krahasuar me ndjekësit e tij më të afërt. Hungaria klasifikohet në vendin e 60 në rruzull, për nga numri i rasteve të regjistruar.

Kështu deri të martën në mesditë në vendin maxhar numëroheshin 3.035 raste infektimi gjithsej me virusin COVID-19, prej të cilëve kanë humbur jetën 351 persona, pra një nivel vdekshmërie afërsisht 11.7 %, sidoqoftë situata në Hungari është përmirësuar ndjeshëm, aq sa ditën e hënë figuronin vetëm 37 vetë të infektuar nga koronavirusi. Në fund të këtij muaji kanë planifikuar gjithashtu për të filluar edhe drejtuesit e futbollit cek, me ndeshjet që pritet të startojnë më datë 25 maj, megjithëse një vendim i fundit është lënë që të merret më 12 maj, datë kur edhe pritet të hapet përfundimisht drita jeshile për futbollin e këtij vendi.

të fundit

Al-Nassr e kishte në vëmendje Korenicën, menaxheri tregon klubet që kërkuan futbollistin kosovar

Meriton Korenica mund të kishte përfunduar në një skuadër me Cristiano Ronaldon. Futbollisti i Kosovës ishte një nga emrat që…

2 minutes ago

Andonovski prezanton aplikacionin m.Uslugi: Shërbimet publike më pranë qytetarëve

Ministria e Transformimit Digjital (MTD) sot zyrtarisht lançoi aplikacionin m.Uslugi, aksesin e ri celular në shërbimet publike digjitale dhe dokumentet…

4 minutes ago

Janevska: Jemi pranë marrëveshjes për ushqimin e studentëve, sot pritet takim me kryeministrin

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska deklaroi se është e bindur se së shpejti do të gjendet një zgjidhje…

4 minutes ago

Erion Veliaj reacts after transfer to Fier prison: “Police kidnapping”; I was not shown the legal order, did not give my consent and objected!

Vendimeve Penale (IEVP) në Durrës drejt paraburgimit të Fierit. Në një deklaratë për shtyp, të datës 28 tetor 2026, Veliaj…

6 minutes ago

Student revolt against the government/Rama: I will remain in office until the end of my contract with the citizens!

Përmes një deklarate, kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me protestat studentore, duke deklaruar se do të qëndrojë në…

7 minutes ago

Prime Minister Rama: Pensions will be doubled, here is when the law takes effect

Këtë të mërkurë, gjatë konferencës për mediat, kryeministri Edi Rama, ka komentuar protestën studentore dhe aktet e dhunës të regjistruara…

7 minutes ago