Categories: sport

Nevil Dede shpallet trajneri i muajit gusht para përballjes me Skënderbeun: Merita u takon lojtarëve dhe klubit

Nevil Dede është vlerësuar si trajneri më i mirë i muajit gusht në kampionatin “Abissnet Superiore”, çmim që jepet nga Drejtoria Teknike e FSHF.

Të lidhura

None found

Skuadra e Egnatias e ka nisur sezonin e ri me rezultat të plotë, pasi ka triumfuar në dy javët e para ndaj Tiranës dhe Vorës. Me gjashtë pikë, ekipi nga Rrogozhina kryeson renditjen pas dy ndeshjeve të zhvilluara.

Mirënjohja për “Trajnerin e Muajit” iu dorëzua Dedes në studiot e FSHF TV nga Tefik Osmani, Drejtor i Departamentit të Skautizmit në FSHF.

Duke folur për fshf.org, trajneri i Egnatias theksoi se një çmim individual është rezultat i punës së futbollistëve dhe mbështetjes së klubit. Ai gjithashtu vlerësoi paraqitjen e ekipit në startin e kampionatit.

“Çdo trofe personal që mund të fitoj i përket djemve dhe klubit. U jam gjithmonë mirënjohës lojtarëve, ndërsa falënderoj klubin për mbështetjen maksimale”, u shpreh Dede.

“Uroj që kolegët dhe të gjithë kundërshtarët tanë ta kalojnë sa më mirë sezonin. Për ne, kampionati ka nisur pozitivisht, edhe pse kemi pasur ngarkesën e ndeshjeve europiane. Megjithatë, falë lojtarëve dhe rotacioneve të aplikuara, ia kemi dalë, edhe pse jo pa vështirësi. Ndeshja e fundit tregoi se kjo do të jetë një garë e fortë dhe shumë e luftuar”, shtoi trajneri i Egnatias.

Dede foli edhe për objektivin historik të klubit, kualifikimin në fazën e Ligës në Conference League. Sipas tij, zhvillimi i futbollit shqiptar kërkon përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë dhe një qasje të përbashkët nga klubet.

“Shpresoj që niveli të vijojë të rritet. Ne bëmë hapa të rëndësishëm në Europë, në funksion të objektivave të klubit, por edhe të futbollit shqiptar. Uroj që edhe klubet e tjera të ndjekin të njëjtin mentalitet dhe të kuptojnë se po ecim përpara me hapa të mëdhenj.

Këtë përparim duhet ta dëshmojmë në fushë. Dua t’u bëj një thirrje edhe tifozëve: të përpiqemi t’i argëtojmë sa më shumë, në mënyrë që ata të na mbështesin në numër sa më të madh. Besoj se ky vit përbën një sfidë të madhe për mbushjen e stadiumeve. Ky është mendimi im personal”, përfundoi Nevil Dede.

të fundit

Raporti i Antimafias italiane: Grupet shqiptare bashkëpunojnë me Ndrangheta-n dhe Cosa Nostra-n, çfarë zbuloi hetimi Hydra

Komisioni Parlamentar Antimafia i Italisë evidenton një ndryshim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes organizatave kriminale shqiptare dhe mafieve tradicionale italiane.…

16 minutes ago

“Arbana Osmani personi që më ka zhgënjyer, tjetër në ekran, tjetër në realitet”/ Pas deklaratave të Ori Nebiajt, vjen reagimi i moderatores

Debati mes Arbana Osmanit dhe Ori Nebiajt duket se ka marrë një tjetër zhvillim, këtë herë përmes rrjeteve sociale. Pas…

18 minutes ago

Ballkani Perëndimor pritet të përfshihet në roamingun pa tarifa shtesë të BE-së

Qytetarët e Kosovës dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor mund të përfitojnë së shpejti nga përdorimi i telefonisë…

22 minutes ago

Krimet e luftës në Kosovë, drejtësia ende nuk ka përmbushur pritshmëritë

Gati tri dekada pas luftës në Kosovë, e cila la rreth 10 mijë viktima civile, vetëm 77 persona janë dënuar…

23 minutes ago

Bardhi akuzon kreun e SPAK për favorizim të Ballukut dhe zbulon klinikën ku ajo, sipas tij, shpenzoi mijëra euro për estetikë

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzon kreun e SPAK, Klodian Braho se është bërë peng i lejeve të…

30 minutes ago

81-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet në Durrës

Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14, Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K. Gj., 26 vjeçe, ka…

30 minutes ago