Ignacio Fernandez po ngiste me makinë nëpër qendrën stërvitore të Real Madridit, Valdebebas, të dielën kur përjetoi një aksident të vogël fatkeq. Derisa po futej në një rrethrrotullim dhe frenoi për t’i dhënë përparësi një makine tjetër, një automjet e goditi atë nga prapa.
Pronari i makinës që e goditi atë nga prapa ishte trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, i cili po shkonte drejt qendrës stërvitore të të bardhëve.
None found
Fernandez, menaxher në një dyqan mobiliesh, ka rrëfyer për ngjarjen.
“Sapo e pashë e njoha dhe i thashë: ‘Do të doja sikur të të takoja në rrethana tjera, por as këto rrethana nuk janë të këqija’”, ka thënë Fernandez.
Për të mos lejuar që aksidenti të bëhej lajm në media afër qendrës stërvitore të Real Madridit, Fernandez i kishte ofruar Zidanit mundësinë që çështjen e dokumenteve të sigurisë ta zgjidhnin më vonë, edhe pse i kishte kërkuar një fotografi së bashku për ta vërtetuar aksidentin.
“I kërkova selfie, sepse ndryshe njerëzit nuk do të besonin që makina e Zidane më ka goditur”, shtoi ai.
“Ai më tha po me shumë mirësi. Ai e hoqi kapelën dhe e bëmë foton”, theksoi ai.
Gomat e veturave elektrike mund të konsumohen mesatarisht deri në 20 për qind më shpejt sesa ato të veturave të…
Ambasada e SHBA ka reaguar lidhur me revoltën studentore që ka përfshirë vendin, ku sot u zhvillua protesta e 5-të…
Csaba LaszloFitorja 1 – 0 e Vllaznisë kundër Dinamos javën e kaluar, me trajnerin e ri Laszlo, ka rritur “urinë”…
Klubi i Futbollit Lepenci ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Faruk Statovci dhe stafin e tij.Vendimi është marrë pas…
Mbi 38 mijë gra në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruara si fermere, por shumë prej tyre përballen me mungesë…
Papa Leone XIV ka lënë spitalin Polikliniko Gemelli në Romë, pas periudhës së shtrimit në spital për një ndërhyrje kirurgjikale…