Federata Shqiptare e Futbollit është gati që të rikthejë skuadrat për të luajtur.
Institucioni i futbollit në vend, në bazë edhe të sugjerimeve nga UEFA, po bën gati çdo skenar të mundshëm për verdiket e kampionatit, duke marrë në konsideratë që gjithçka do të vendoset në fushë.
None found
Në një intervistë për “Panorama Sport”, shefi i sektorit të garave në FSHF, Lysien Nurishmi bën me dije planet për rifillimin e futbollit në vend.
“Një ide është që futbolli të nisë të luhet në fund të muajit maj dhe të përfundojmë në fund të korrikut. Në çdo situatë, ne jemi të gatshëm për të startuar edhe më herët, por gjithçka në bazë të vendimeve nga instancat”, tregon Nurishmi.
UEFA – Funksionari i institucionit të futbollit në vend tregon edhe indikacionet nga UEFA. “Nga sugjerimet që vijnë prej UEFA-s për federatat, duhet që verdiktet të dalin nga fusha. Pra, që kampionatet kombëtare në çdo federatë të luhen në fushë, edhe pse nuk ka një vendim final mbi këtë çështje.
Në dijeninë time janë dy grupe pune të ngritura nga UEFA dhe po shikojnë të gjitha opsionet e mundshme. Në këtë moment që flasim, nuk kemi një konfirmim zyrtar. Sapo të vijë në FSHF një informacion i tillë më i detajuar, ne do t’i përshtatemi. Ne kemi gati variantet për datat e reja që mund të propozohen”, vijon ai.
EKIPET – “Nëse autoritetet shëndetësore na japin dakordësinë, në kontaktet që kam pasur dhe në intervistat që kam lexuar në gazetën tuaj, ekipet janë të gatshme që të rifillojnë stërvitjet menjëherë”, deklaron funksionari i FSHF-së.
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, duke theksuar se qytetarët…
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Lezhës. Ngjarja…
Një mesazh i ftohtë, një reagim i pazakontë apo një kritikë nga eprori mund të na bëjë të dyshojmë në…
Një zakon i vjetër shtëpiak po rikthen vëmendjen te përdorimi i gështenjave për mbrojtjen e gardërobës. Mësoni si zbatohet kjo…
Kampioni, Drita, dhe klubi më i trofeshëm në futbollin kosovar, Prishtina, përballen sot (e mërkurë) në Gjilan në ndeshjen e…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla ka bërë të ditur se është goditur një grup kriminal ndërkombëtar dhe kjo…