Categories: Uncategorized

U kufizohet edhe s*ksi, 11 rregullat e trajnerit Troisi

Rregulla të ashpra dhe befasuese te Flamurtari. Eshte zbuluar rregullorja me 11 pika të vendosur nga trajneri i ri, Marcelo Troisi. Shumë interesante për hir të së vërtetës… Njëra prej tyre sanksionon se nuk do të ketë takime me partneret (gratë, të dashurat dhe të fejuarat) gjatë ditëve të stërvitjes intensive. Një mënyrë e rafinuar për t’u kufizuar seksin futbollistëve, ndonëse jo fort e specifikuar në rregullat e Troisit.

Te Flamurtari gjatë grumbullimit ka rregulla të forta në çdo ditë të zakonshme të këtij grumbullimi. Në orën 7:00 të mëngjesit, lojtarët duhet të zgjohen nga gjumi. Në orën 7:30, duhet që t’i drejtohen restorantit për të ngrënë mëngjesin. Më pas të gjithë bashkë mblidhen në hollin e hotelit për t’u nisur rreth orës 9:00 për seancën e parë stërvitore sipas programit, ose në palestër, ose në stadium. Nëse ka ditë që paraditja mund të jetë pushim, trajneri Troisi i thërret lojtarët në hollin e stadiumit, ose diskutojnë bashkë rreth përgatitjes, duke bërë ndonjë analizë të shkurtër, ose konsumojnë ndonjë kafe.

Të lidhura

None found

Në orën 13:00 është orari i drekës. Më pas pushim absolut në dhomë, derisa shkon orari i stërvitjes së pasdites. Darka konsumohet në orën 19:00. Por këto rregulla strikte kanë sjellë edhe reagimin e lojtarëve, të cilët bëjnë edhe batuta, ku vlonjati Ardit Hoxhaj, në një postim në “Instagram”, teksa ishte ngritur për të ngrënë mëngjes shkruan. “Kur të ngrenë në 7:30, të hash mëngjes me zor”.panorama

të fundit

Vehicle explosion in Gjirokastër, police: Two people injured

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjirokastër. Bëhet me dije…

5 hours ago

Flames engulf hospital roof in Istanbul, 40 patients evacuated

Një zjarr ka përfshirë çatinë e një ndërtese në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit Koşuyolu, në lagjen Kartal të Stambollit,…

5 hours ago

Kallas opposes easing sanctions on Russian oil: On Monday, EU approves new measures against Moscow

Diplomatja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka kundërshtuar marrëveshjen e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, me homologun…

5 hours ago

Arda Turan pranë stolit të Turqisë, ish-ylli i Atleticos dhe Barcelonës favorizohet për postin

Arda Turan është shumë pranë një detyre të re dhe të rëndësishme në karrierën e tij si trajner. Sipas gazetarit…

5 hours ago

Shpërthimi i automjetit në Gjirokastër, policia: Dy persona të plagosur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjirokastër. Bëhet me dije…

5 hours ago

Blerina Matraku rrëfen në “Goca dhe Gra” pendesën për marrëdhënien me Adi Hilën: Jam ndier pa zë dhe e vënë me shpatulla pas murit

Këngëtarja Blerina Matraku ka rrëfyer vështirësitë emocionale pas publikimit të videove intime që lidhen me kompozitorin Adi Hila. [...]Read More...

5 hours ago