Categories: Uncategorized

Troisi apel tifozëve: Flamurtari im është ndryshe, ejani ta shpëtojmë

Marselo Troisi duket e ka gati skuadrën që do të prezantojë në Superiore në pjesën e dytë të sezonit.

Me disa brazilianë, apo shqiptarë që kanë luajtur në Superioren tonë apo dhe në Greqi, në ligat e ulëta, Troisi që ka drejtuar më parë edhe Kukësin, Laçin e Bylisin, synon që të shpëtojë vlonjatët nga rënia në të Parën:

Të lidhura

None found

“Kemi biseduar me presidentin dhe kemi një plan për të shpëtuar ekipin. Janë bërë 4 afrime dhe presim edhe 2 përforcime të tjera cilësore për të qenë solid në vazhdimin e garës. Dua që të krijojmë një grup që të luajë si skuadër dhe jo me individualitet”, – ka pohuar Troisi.

Afrimet

“Flamurtari nuk është 100% gati, por me ndryshimet që janë bërë dhe lojtarët e afruar që kanë cilësi dhe unë besoj se do të bëjmë më të mirën. Lojtarët e afruar kanë rritur cilësinë dhe konkurrencën, kështu që luajmë në një terren mjaft të mirë ndeshjen e parë”.

Cilësia

Troisi në Shqipëri është bërë i njohur fillimisht si menaxher, e pastaj trajner me lojtarë nga Brazilia që kanë ardhur pa emër, pro që më pas e kanë shfrytëzuar Shqipërinë si vend “trampolinë” për të luajtur jashtë: “Kampionati shqiptar po rritet. Lojtarët shqiptarë po shiten jashtë. Kampionati shqiptar duket më evident në Europë”.

Tifozët

Në fund, Marselo Troisi kërkon nga tifozët vlonjatë që të bashkohen edhe njëherë për të mirën e Flamurtarit, sepse kjo skuadër premton shumë. Ai, madje ka edhe një mesazh për ta… “Mesazhi është që të vijnë e të na mbështesin, sepse ky Flamurtar që ne po punojmë do të jetë shumë më ndryshe nga ai i fazave të para”.

të fundit

Vehicle explosion in Gjirokastër, police: Two people injured

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjirokastër. Bëhet me dije…

6 hours ago

Flames engulf hospital roof in Istanbul, 40 patients evacuated

Një zjarr ka përfshirë çatinë e një ndërtese në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit Koşuyolu, në lagjen Kartal të Stambollit,…

6 hours ago

Kallas opposes easing sanctions on Russian oil: On Monday, EU approves new measures against Moscow

Diplomatja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka kundërshtuar marrëveshjen e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, me homologun…

6 hours ago

Arda Turan pranë stolit të Turqisë, ish-ylli i Atleticos dhe Barcelonës favorizohet për postin

Arda Turan është shumë pranë një detyre të re dhe të rëndësishme në karrierën e tij si trajner. Sipas gazetarit…

6 hours ago

Shpërthimi i automjetit në Gjirokastër, policia: Dy persona të plagosur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjirokastër. Bëhet me dije…

6 hours ago

Blerina Matraku rrëfen në “Goca dhe Gra” pendesën për marrëdhënien me Adi Hilën: Jam ndier pa zë dhe e vënë me shpatulla pas murit

Këngëtarja Blerina Matraku ka rrëfyer vështirësitë emocionale pas publikimit të videove intime që lidhen me kompozitorin Adi Hila. [...]Read More...

6 hours ago