Klubi durrsak para disa orësh reagoi duke kërkuar nga komisionet e FSHF-së që të shikojnë pamjet filmike dhe të dënoj Ngonë, që me bërryla dëmtoi tre lojtarë.
Klubi kryeqytetas nuk ka vonuar dhe pa humbur kohë i është kundërpërgjigjur klubit durrsak.
None found
Reagimi i Tiranës:
“Respekt për kundërshtarin brenda dhe jashtë fushe. Kjo është përgjigja e vetme për deklaratën raciste dhe aspak etike të Klubit të Futbollit Teuta. Ftojmë Komisionin e Etikës të marrë në shqyrtim çdo fjalë të shkruar dhe thënë në drejtim të Michael Ngoo. Një shkresë zyrtare me kërkesë do ta përcjellim pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Ne jemi Tirona, më shumë se një klub futbolli”.
Kjo ishte deklarata e klubit të Teutës për Ngo
“KF Teuta dhe tifozët janë shumë të irrituar për veprimet e lojtarit me ngjyrë të Tiranës, Michael Ngoo, i cili me goditjet e tij me bërryl i ka shkaktuar fraktura tre lojtarëve tanë. I bëjmë me dije komisioneve pranë FSHF-së, që të shikojnë pamjet filmike, dhe të marrin masa për këtë lojtar mostër në fushë, që i ka të përsëritura këto gjeste. Gjithashtu i bëjmë thirrje arbitrave, që ta kenë më shumë në vëmendje këtë lojtar me ato gjeste të shëmtuara me dashje në fushë.
Zyra për shtyp—KF Teuta”.
Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, ka deklaruar se vendosja e radarëve në Ballkan do të mundësonte mbrojtjen e…
Jose Mourinho mori një pritje madhështore në “Stadio Olimpico”, ku tifozët e Romës e nderuan trajnerin portugez para ndeshjes ndaj…
Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, ka deklaruar se vendosja e radarëve në Ballkan do të mundësonte mbrojtjen e…
Conference League, Egnatia Të tjera detaje kanë dalë mbi situatën që kaploi sot Egnatian, sa i takon ndeshjes që do…
Gjatë një takimi me drejtuesit e degëve të Partisë Demokratike në Tiranë, Sali Berisha foli për protestën studentore, të cilën…
Një 19-vjeçar nga zona e Pavias, në Itali, është arrestuar pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën armë…