Futbollisti i Padërbornit dhe shoku i skuadrës së mesfushorit të Shqipërisë, Klaus Gjasula, Luka Kilian, rrëfeu për herë të parë se si përjetoi simptomat e Koronavirusit.
Në një rrëfim për mediat gjermane, 20-vjeçari tregon se i ndjeu simptomat e para në datën 10 mars dhe dy ditë më vonë shkoi menjëherë te mjeku për të kryer analizat.
None found
Ai shton se ka përjetuar dridhje të fuqishme të trupit dhe ka kaluar një frikë të madhe, ndërsa tani shton se shëndeti i tij është përmirësuar.
“Gjithçka nisi në datën 10 mars. Kisha thatësirë në fyt pa kollë. Dhimbjet e kokës po më shtoheshin, por unë vazhdoja të stërvitesha normalisht. Në datën 12 mars, pësova ethet e para dhe shkova menjëherë tek doktori për të vendosur tamponin.
Ditën tjetër, simptomat e Koronavirusit u bënë më të forta dhe për herë të parë kam përjetuar frikë. Katër ditë më vonë ndjeva se ethet po më binin. U frikësova fillimisht sepse shëndeti po përkeqësohej me kalimin e orëve dhe kur ndjeva se trupi im po reagonte, u çlirova.
Ju këshilloj të gjithëve që t’i merrni seriozisht këshillat e mjekëve. Qëndroni për disa javë në shtëpi, ndryshe virusi nuk do të largohet”, deklaroi futbollisti i Padërbornit, Luka Kiliani.
Ditën e djeshme, të gjithë lojtarët e Padërbornit rezultuan negativ në testet për Koronavirusin.
Ndërkohë, që 20-vjeçari gjerman po shkon drejt rehabilitimit të plotë.
Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…
Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…
Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…
Rreth 20 minatorë të Trepçës kanë arritur të dalin nga miniera, ndërsa mbi 40 të tjerë vazhdojnë të mbeten të…
Ka filluar dalja e minatorëve nga miniera e Trepçës pas ngujimit të tyre nën tokë. Njëri nga minatorët që sapo…
Grupi i parë i minatorëve ka nisur të dalë nga miniera, katër prej tyre përmes shkallëve emergjente, ndërsa energjia elektrike…