Categories: Uncategorized

55-vjeçari në Durrës: Më duket se jam infektuar me koronavirus, ambulanca s’më përgjigjet

Një denoncim i rëndë ka ardhur nga një qytetar nga Durrësi i cili është ankuar se prej disa ditësh ka shenja të koronavirusit, por numri i urgjencës nuk i është përgjigjur.

55-vjeçari, i cili punon si roje i Muzeut të Durrësit pati simptoma që në datën 12 mars, së bashku me djalin. Ndonëse thotë se mund ta ketë kaluar virusin, në një lidhje telefonike me Abc Neës, dëgjohen shpesh kollitjet e tij, një ndër shenjat që kanë pacientët e infektuar me Covid-19.

Të lidhura

None found

“Kam 21 ditë nuk më pushon kolla. Kam shqetësime të brendshme, diarre dhe kollë. Jetoj me pesë pjesëtarë tjerë, nuk kam si të izolohem, edhe pjesëtarët e tjerë kanë filluar të shfaqin shenja. Djali nuk ka oreks duket i lodhur.

Jam 55 vjeç, numrin, adresën ja kam dhënë 127 dhe nuk kam marrë asnjë reagim”, tha burri i identifikuar me inicialet G.K.

Ai ka vizituar edhe një spital privat për të bërë grafi, por nuk ka marrë asnjë reagim për të bërë tamponin e koronavirusit.

“Jam kontrolluar në një spital privat. Kam bërë grafinë e mushkrive dhe thjesht më dhanë ilaçe. 21 ditë me mjekime, por nuk ka ndryshuar asgjë.

Që në datën 12 të këtij muaji ka tentuar të kontaktoj me 127, por asnjë përgjigje. I kam shkruar edhe kryeministrit dhe nuk më është përgjigjur”, tha burri.

të fundit

Doli: 15 minatorë të tjerë u nxorën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

4 minutes ago

Baba me lot në sy pret nxjerrjen e djalit nga miniera e Trepçës

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

15 minutes ago

Trepça miner recounts moments trapped in mine

Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…

25 minutes ago

Around 20 miners leave Trepça, while more than 40 remain trapped

Rreth 20 minatorë të Trepçës kanë arritur të dalin nga miniera, ndërsa mbi 40 të tjerë vazhdojnë të mbeten të…

26 minutes ago

Minatori i Trepçës pas daljes nga nëntoka: Koleget janë mirë dhe po ngjiten drejt daljes

Ka filluar dalja e minatorëve nga miniera e Trepçës pas ngujimit të tyre nën tokë. Njëri nga minatorët që sapo…

26 minutes ago

The first trapped miners begin leaving Trepça

Grupi i parë i minatorëve ka nisur të dalë nga miniera, katër prej tyre përmes shkallëve emergjente, ndërsa energjia elektrike…

26 minutes ago