Categories: Uncategorized

“Kisha dridhje dhe ethe”, shoku i skuadrës së Gjasulës flet për siptomat e koronavirusit

Futbollisti i Paderbornit dhe shoku i skuadrës së mesfushorit të Shqipërisë, Klaus Gjasula, Luka Kilian, rrëfeu për herë të parë se si përjetoi simptomat e Koronavirusit.

Në një rrëfim për mediat gjermane, 20-vjeçari tregon se i ndjeu simptomat e para në datën 10 mars dhe dy ditë më vonë shkoi menjëherë te mjeku për të kryer analizat.

Të lidhura

None found

Ai shton se ka përjetuar dridhje të fuqishme të trupit dhe ka kaluar një frikë të madhe, ndërsa tani shton se shëndeti i tij është përmirësuar.

“Gjithçka nisi në datën 10 mars. Kisha thatësirë në fyt pa kollë. Dhimbjet e kokës po më shtoheshin, por unë vazhdoja të stërvitesha normalisht. Në datën 12 mars, pësova ethet e para dhe shkova menjëherë tek doktori për të vendosur tamponin.

Ditën tjetër, simptomat e Koronavirusit u bënë më të forta dhe për herë të parë kam përjetuar frikë. Katër ditë më vonë ndjeva se ethet po më binin. U frikësova fillimisht sepse shëndeti po përkeqësohej me kalimin e orëve dhe kur ndjeva se trupi im po reagonte, u çlirova.

Ju këshilloj të gjithëve që t’i merrni seriozisht këshillat e mjekëve. Qëndroni për disa javë në shtëpi, ndryshe virusi nuk do të largohet”, deklaroi futbollisti i Padërbornit, Luka Kiliani.

Ditën e djeshme, të gjithë lojtarët e Paderbornit rezultuan negativ në testet për Koronavirusin.

Ndërkohë, që 20-vjeçari gjerman po shkon drejt rehabilitimit të plotë.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

4 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

5 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

5 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

5 hours ago