Categories: Uncategorized

Shkëmbimi Politano-Spinnazzola, Marotta tregon arsyen pse dështoi

Në prag të ndeshjes mes Lecces dhe Interit, Administratori i Deleguar i zikaltërve, Giuseppe Marotta doli para gazetarëve ku më shumë sesa për takimin, foli për merkaton, pasi klubi milanez është vërtetë aktiv gjatë këtyre ditëve.

Marotta u mundua të sqarojë arsyet e dështimit të shkëmbimit mes Politanos dhe Spinnazzolës, ndërsa komentoi edhe takimin me menaxherin e mesfushorit danez Christian Eriksen, që duket shumë pranë Interit.

Të lidhura

None found

Pse dështoi shkëmbimi Politano-Spinnazzola?
Kam respekt maksimal për Spinnazzolën, që e njoh që te Juventusi, por para se të mbyllet një marrëveshje, duhet të bëhet një vlerësim teknik, ekonomik dhe fizik. Në rastin konkret bëhej fjalë për një operacion prej rreth 55 milionë eurosh dhe nuk mund të mbyllnim njërin sy. Pavarësisht fotos me shallin e Romës, Politano mbetet lojtar i yni dhe do ta administrojmë me qetësi situatën. I kemi shpjeguar qartë çfarë ndodhi dhe do të bëjmë më të mirën edhe për të.

Si po ecin negociatat për Eriksen?
Eriksen është lojtar i Tottenhamit dhe takimi im me menaxherin është brenda normës së rregullores, pasi lojtari shkon në skadencë në qershor. Nëse do të vijë në janar, në qershor, apo fare, mbetet të shohim. Jemi në merkato dhe ajo që nuk ndodh sot, mund të realizohet nesër.

A është Moses një alternativë për krahun? Çfarë bëhet me Giroud?
Po, është një kandidaturë, por po punojmë mbi disa pista. Kemi takuar edhe përfaqësuesit e Giroud, por të shohim, pasi disa operacione janë të lidhur me njëri-tjetrin.

të fundit

Dy vatra zjarri mbeten aktive në Maqedoni

Siç njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriya, deri në orën 14:00 janë evidentuar tre zjarre në hapësira të hapura.Dy…

57 seconds ago

Gjykata e Lartë çel procedurën për përzgjedhjen e 3 anëtarëve të rinj të KLGJ-së pas përfundimit të mandatit në dhjetor

Kryetari i Gjykatës së Lartë ka shpallur zyrtarisht thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për plotësimin e tre vendeve…

3 minutes ago

Tabaku: Privilegjet, klientelizmi dhe pandëshkueshmëria po mbajnë në këmbë modelin ekonomik të vendit

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar situatën ekonomike në vend [...]Read More...

6 minutes ago

Si përfundoi karriera e argjentinasit që u parashikua të tejkalonte Leo Messin?

Një deklaratë e presidentit të Lazios, Claudio Lotito, e ndoqi Mauro Zaraten gjatë gjithë karrierës së tij.“Ai do të bëhet…

9 minutes ago

Hakan Sukur e ndoqi nga stadiumi ndeshjen e Turqisë pas shumë vitesh, por thotë se iu pamundësua transmetimi live

Sulmuesi legjendar turk, Hakan Sukur, tërhoqi shumë vëmendje kur u shfaq në tribunat e stadiumit SoFi në Los Angeles, ku…

10 minutes ago

Seanca plenare në Gjeorgji degjeneron në përleshje fizike mes deputetëve

Seanca e fundit plenare e sesionit të pranverës në parlamentin e Gjeorgjisë u shoqërua me një përleshje me grushte mes…

22 minutes ago