Categories: Uncategorized

Shkarkoi Duron, Gjici tregon arsyen

Safet Gjici ka folur pas largimit të Shpëtim Duros nga Kukësi. Presidenti i Kukësit e konsideron lëvizjen e duhur, për shkak se po pësonin në fund prej tre ndeshjesh dhe Duro sipas tij duhet ta kishte gjetur zgjidhjen.

“Ishim të detyruar të ndryshonim. Sot nuk na falet që pësuam gol në shtesë. Nuk është vetëm faji i trajnerit, por nuk mund të heqim lojtarët. Llogaritet gjithë sezoni, duhej një ndryshim”, thotë Gjici.

Të lidhura

None found

Duke qenë se është i angazhuar në krye të Bashkisë së Kukësit, ai nuk ka qenë shumë pranë ekipit: “Si rrallëherë, këtë vit e kam lënë shumë të qetë ekipin. Mund ta kem takuar 4 herë Duron këtë sezon, nuk kam pasur kohë.

Ka 3 ndeshje që në fund pësojmë gol, trajneri duhet ta kishte gjetur zgjidhjen. Ndodhi sërish, ndaj duhej të ndërhynim para se të ishte shumë vonë. Duhet ndoshta një frymë e re në ekip. Besoj do gjejmë trajner që të marrë 100% nga ekipi, që është cilësor”.

“Trajneri i ri? Ende nuk kemi biseduar, do marrim trajner shqiptar. Kemi pasur që tani sinjale, trajnerë që ofrohen. Ka ende shumë pikë në lojë, ishte momenti i duhur, edhe pse nuk ishte i gjithi faji i trajnerit, por ai duhej t’u kërkonte llogari lojtarëve. Nuk mund të duroja më shumë.

“Shkëmbi, Shehi apo Gega? Nuk kam folur me asnjeri, por nesër pasdite do ta merrni vesh trajnerin e ri, pasi të flas paradite”, është shprehur Gjici në emisionin “Zona Gol” në Supersport.

të fundit

Nis me tensione seanca parlamentare, opozita bllokon foltoren

Seanca plenare ka nisur në Kuvendin e Shqipërisë me tensione. Në momentin që Kryetari Niko Peleshi po lexonte rendin e…

1 minute ago

Macron akuzon Trumpin dhe Netanyahun se po shfrytëzojnë trazirat franceze për përfitime elektorale

Presidenti francez Emmanuel Macron ka kritikuar ashpër presidentin amerikan Donald Trump dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke i akuzuar se…

4 minutes ago

Rilindja 1974 surprizon në Ligën e Parë, kapiteni Burim Qorri shpjegon ecurinë e pejanëve

Me 21 pikë pas 11 ndeshjesh dhe pozitën e tretë në tabelë, Rilindja 1974 po zhvillon një start që ka…

10 minutes ago

Gostivarasi ndalohet pranë Qafë Thanës, i gjendet rreth një kilogram marihuanë

MPB njofton se në afër pikës kufitare Qafë Thanë është ndaluar një person nga Gostivari, i cili gjatë kontrollit të…

11 minutes ago

VLEN akuzon opozitën për përçarje në Bërvenicë: Votuesit tanë mbështesin unitetin dhe kandidatin shqiptar

VLEN sot ka akuzuar opozitën shqiptare se po përdor gjuhë përçarëse në Bërvenicë, nga ku thonë se nuk e kanë…

11 minutes ago

New KSF recruits to take oath tomorrow at Adem Jashari Barracks

Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, nesër do të mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të Forcës së…

12 minutes ago