Categories: Uncategorized

Gjici: S’ka paga për lojtarët, sezoni duhet të mbyllet në fushë

Safet Gjici është një nga presidentët më korrketë për sa i përket pagesave të lojtarëve, por duket se edhe ai “ka ngecur” në këtë periudhë të vështirë që po kalon futbolli shqiptar dhe Europian. Koronavirusi ka ndalur gjithçka dhe Gjici, në një lidhje me “Super Sport” në emisionin “Fun Zone” deklaron se lojtarët nuk kanë pse marrin rrogat e plota nëse nuk kanë luajtur dhe mendon se kampionati duhet të mbyllet në fushën e lojës.

PAGAT- Patjetër do ketë reduktim. Nuk është se Shkurtaj nuk është dakord, puna është se nuk do e pyesë kush. Sa kohë nuk ka pasur aktivitet, edhe reduktim do ketë. Po reduktojnë edhe klubet në botë. Do ketë reduktim, patjetër. Nëse ti nuk punon, si do e marrësh pagën e plotë? Paga e plotë jepet kur punohet dhe jepet maksimum. Lojtarët nuk kanë pasur pushim. Edhe sezonet e tjera i kanë marrë 12 muajt e vitit.

Të lidhura

None found

Ky sezon nuk ka krahasim me të tjerët. Jo vetëm futbolli, por edhe fushat e tjera janë bllokuar. Sportistët nuk mund të kërkojnë paga të plota, nëse nuk bëjnë punën. Duhet të biem dakord, në të gjitha klubet, që të ketë shkurtim pagash për kohën që nuk ka pasur aktivitet. Nuk është faji i tyre, apo i klubeve, por duhet parë në çdo krah. Të gjithë duhen shtrënguar nga pak që ta kalojmë këtë situatë. Vetë lojtarët duhet të jenë ndërgjegjshëm se nuk u takon paga e plotë.

PAGA E REJËS NË KOMBËTARE- Është çështje tjetër ai kombëtares, është ndryshe nga ekipet. Ajo është çështje që FSHF e diskuton me atë. Normal 10 muaj pa ndeshje nuk është normale të marrë gjithë ato para. Duhet të ndihmojmë njërit-tjetrin ta kalojmë këtë pandemi, një situatë lufte. Ta kalojmë të gjithë së bashku.

STADIUMI I KUKËSIT- Po punohet, por jo me ritmet e mëparshme. Besoj se brenda verës do ta mbyllim stadiumin. Nuk e dimë sa zgjat kjo situatë dhe nuk punohet dot me kapacitet të plotë. Besoj se deri në verë do ta përfundojmë.

QEVERIA DO NDIHMOJË– Edhe qeveria, edhe pse deri tani nuk e ka përfshirë sportin, besoj do ndihmojë. Kush investon në sport më shumë humbet se fiton. Kemi mijëra punonjës, që janë familjarë dhe shqiptarë, që duan ndihmë. Kosova dha 5 milion euro dhe besoj se qeveria do e shohë problemin e sportit në vazhdimësi. Pagesat e FSHF kalojnë direkt te lojtarët, nuk kanë lidhje klubet.

TITULLI KAMPION- Nuk është komplikuar fare. Kampionati duhet të vendoset në fushë. Edhe këto 10 javë duhet të bëhen. Titulli të vendoset në fushë. 9 pikë nuk janë shumë, por edhe pak nuk janë. Objektivi ynë është ende titulli. Tani i bie barra trajnerit të ri dhe stafit të tij, bashkë me lojtarët, që të shkojnë te titulli. Ka zëra që mund të mbyllet kështu. Nuk është e drejtë të mbyllet. Po u hap, ekipi është në formë, janë kthyer edhe të dëmtuarit. Normal duhet stërvitje para se të nisë. Titulli është aty, duhet të luftohet dhe të arrihet në fushë.

TRAJNERËT- Nuk jam penduar për asnjë. Rikthimet? I kemi marrë sepse s’kemi pasur të tjerë. Si i thonë një fjale, kur nuk ke pulën, ha sorrën. Askush nuk e mendonte që trajneri i portierëve mund të bënte shumë më mirë se të tjerë që ne i quajmë profesorë. Ja që trajneri i portierëve e mori poshtë Tiranën dhe çoi 9 pikë para në krye.

Shqipëria nuk ka trajnerë, por thjeshtë trajnerë që kanë qenë futbollistë të mirë. Kanë ngelur në vend me ato formulat e vjetra. Trajnerët e huaj duan kohë dhe ne investojmë dhe nuk kem i aq shumë kohë. Nuk i kemi larguar ne trajnerët, por rezultatet. Çdo gjë matet me pikë. Edhe kur i kam hequr, unë i kam arritur objektivat e mia.

të fundit

Gazetarja Klodiana Lala: Akuzat ndaj Ballukut mund të ashpërsohen, pas Agron Tares, për këtë çështje ka dy fletë-thirrje në SPAK edhe ndaj Igli Tares

Këtë të mërkurë, gazetarja Klodiana Lala tha në studion e “News24” se, akuzat ndaj ish-zv/kryeministres së pandehur për abuzim me…

56 seconds ago

Kërkesa për shfuqizimin e “arrestit në burg”, Klodiana Lala: Veliaj më i interesuar për vendimin e Gjykatës së Lartë! Nëse Kushtetuesja vendos në favor të tij…

Gazetarja e njohur Klodiana Lala, komentoi seancën e sotme që zhvilloi këtë të mërkurë Gjykata Kushtetuese, në lidhje me kërkesën…

20 minutes ago

Shkurte Fejza takohet në Amerikë me ish-presidentin Bill Clinton: Mirënjohje nga zemra në emër të popullit të Kosovës

Shkurte Fejza ka ndarë një mesazh emocionues në rrjetet sociale pas takimit që zhvilloi në Shtetet e Bashkuara me ish-presidentin…

23 minutes ago

Miri flet pas mbarimit të BBVA: Selin-Gimbo dhe Mateo-Brikena po i shfrytëzojnë lidhjet e tyre për përfitime personale

Ish-finalisti i “Big Brother VIP Albania”, Miri, ka folur së fundmi në Top Albania Radio për përvojën e tij në…

35 minutes ago

Dosja “Partizani”, ish-ministri Ylli Pango paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Sporteve në periudhën 2007-2009 Ylli Pango, është paraqitur në SPAK, në kuadër të gjyqit të dosjes “Partizani”. Pango…

46 minutes ago

Dua Lipa publikon fotografi me albumin që BimBimma ia dërgoi dhuratë nga Kosova: Dua të dua, krenarë që të kemi

Rap-artisti i njohur shqiptar, Bim Bimma, i ka bërë një dhuratë të veçantë yllit me famë botërore, Dua Lipa. Bimi…

58 minutes ago