Përmes një reagimi sot, VLEN ka kritikuar opozitën shqiptare për gjuhën që po përdor në Bërvenicë, duke e cilësuar atë si përçarëse. Nga ky subjekt theksojnë se nuk do të përfshihen në pazare të errëta politike të BDI-së në dëm të banorëve të komunës.
Sipas VLEN-it, vullneti që banorët e Bërvenicës shprehën më 18 tetor respektohet prej tyre. Ata rikujtojnë se, sapo përfundoi votimi, kandidati i tyre Jakup Huseini dhe shtabi lokal e përgëzuan Arkin Jahijin për fitoren dhe i shprehën mbështetjen për raundin e dytë.
None found
VLEN vlerëson se tashmë i takon Arkin Jahijit dhe koalicionit të tij të sigurojnë mobilizimin e votuesve për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Ndërkohë, sipas këtij subjekti, mënyra se si po shprehet opozita gjatë këtyre ditëve nuk ndihmon bashkimin.
Në reagim thuhet se gjuha nxitëse dhe përçarëse, së bashku me sulmet kundër kandidatit të VLEN-it, pavarësisht qëndrimit të tij konstruktiv, synojnë të prodhojnë të kundërtën e unifikimit.
VLEN nënvizon se votuesit e tij janë orientuar drejt unitetit dhe mbështetjes së kandidatit shqiptar që në natën e zgjedhjeve. Duke përjashtuar pjesëmarrjen në lojëra të pista në kurriz të banorëve, ky subjekt paralajmëron se futja e Bërvenicës në pazare politike, siç thotë se ka vepruar BDI-ja në të kaluarën, do të përbënte tradhti ndaj votuesve të tyre dhe ndaj çdo qytetari të Bërvenicës.
Debate, tensione e përplasje verbale mes deputetëve në Kuvend. Flamur Noka i ka hequr mikrofonin kreut të Grupit parlamentar të…
Seanca plenare ka nisur në Kuvendin e Shqipërisë me tensione. Në momentin që Kryetari Niko Peleshi po lexonte rendin e…
Presidenti francez Emmanuel Macron ka kritikuar ashpër presidentin amerikan Donald Trump dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke i akuzuar se…
Seanca e sotme parlamentare dominoi nga tensione deri në përleshje dhe përplasje fizike mes deputetëve të PS dhe PD. Siç…
nga Lutfi Dervishi Hakërrimi dhe një meritë aksidentale e Kryeministrit Kryeministri ka një meritë që ndoshta nuk ia kemi njohur…
Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar para mediave në Samitin e Procesit të Berlinit që po zhvillohet në Mal…