Me 7 pikë më tepër se Lazio e vendit të dytë, Juventus vrapon drejt titullit kampion të 9 radhazi, por kur kanë mbetur edhe 8 javë për t’u luajtur deri në fund, trajneri Sarri bën thirrje për përqendrim maksimal.
“Diferenca prej 7 pikësh na jep një farë sigurie, por nuk mund të jemi aspak të qetë, sepse në këto momente, me ndeshjet çdo tre ditë, edhe një gabim ekstremisht i vogël mund të kushtojë shtrenjtë”, u shpreh tekniku i bardhezinjve.
None found
Nesër në mbrëmje Juventusi do të udhëtojë drejt “San Siro”-s për t’u përballur me Milanin, skuadër që vetëm të shtunën i dha një leksion të hidhur Lazios, ndërsa Sarri pranon se sfida nuk do të jetë aspak e lehtë.
“Milani na ka vënë gjithmonë në vështirësi gjatë këtij sezoni, ndaj nesër duhet të bëjmë kujdes, sepse ata vinë me një motivim shumë të lartë. Do të kemi dy mungesa shumë të rëndësishme si De Ligt dhe Dybala, por edhe ata që do të luajnë, do të jenë në lartësinë e duhur për t’i zëvendësuar. Është folur shumë për një organikë të zgjeruar, por ne nuk kemi më shumë sesa 15 lojtarë në këto momente, ndaj duhet të tregojmë kujdes”, tha Maurizio Sarri.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…