Categories: Uncategorized

Sarri: Dybala s’ka asnjë shqetësim

Juventusi ka një ndeshje të rëndësishme nesër, kundër një ekipi si Cagliari që sivjet po bën një kampionat shumë të mirë. Bardhezinjtë synojnë të marrin tre pikë dhe për këtë duhet bërë një ndeshje e mirë. Para kësaj përballje, para mediave ka dalë trajneri Maurizio Sarri, i cili ka folur edhe për emra të veçantë në ekipin e tij.

“Kemi punuar për të eliminuar gabimet e bëra më parë, që të jemi gati kundër Cagliari. Kur pëson gol, shpesh herë përgjegjësia shkon për mbrojtësit. Gjithsesi nuk është kështu gjithmonë. Mendoj se është mbrojtur keq edhe nga mesfushorët. A do luajmë me tredhëmbësh? Të shohim nesër, pasi edhe Ramsey po paraqitet mirë. Është një ndeshje ku duhet shumë kujdes nën linjën e topit”, deklaron Sarri fillimisht.

Të lidhura

None found

DE LIGT DHE DYBALA – “Sa i takon De Ligt, ai ka një problem në shpatull dhe në aduktorë. Kemi në gjendje të mirë Demiral dhe e kemi lënë pushim, pasi e kemi për ta bërë diçka të tillë. Nuk ka asnjë problem për Dybala. Ka punuar veçmas grupit, për shkak se ka qenë i lodhur”, shton trajneri i bardhezinjve.

TË DËMTUARIT DHE KULUSEVSKI – “Chiellini vijon me rikuperimin. Është herët të flasim për listën e Champions League. Në mesin e këtij muaji do të bëjmë një vlerësim të gjendjes së tij dhe të Khedira. E përsëris, tani është herët. Diego Costa? Duhet të tregohemi të kujdesshëm, ta kthejmë në formën e duhur fizike pa e lodhur”.

“Dejan Kulusevksi? Ai është një lojtar me perspektivë. Ta kem menjëherë këtu ose jo është diçka që nuk duhet ta gjykoj. Gjëja më e rëndësishme është që klubi është i vëmendshëm ndaj këtyre të rinjve me perspektivë të madhe dhe arrin t’i marrë para të tjerëve”, është shprehur Sarri mes të tjerave në konferencën e zakonshme për shtyp.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

6 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

7 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

7 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

7 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

8 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

8 hours ago