Mathijs De Ligt ishte transferimi i bujshëm i Juventusit gjatë merkatos së verës, me “zonjën e vjetër” që pagoi më tepër se 70 milionë euro për të vënë të riun holandez në dispozicion të Maurizio Sarrit.
Megjithatë kur jemi vetëm një javë larg mbylljes së fazës së parë të kampionatit, De Ligt duket se nuk po i përmbush aspak pritshmëritë e krijuara ndaj tij dhe për më tepër, së fundi ka humbur edhe vendin e titullarit.
None found
Që prej humbjes 3-1 në “Olimpico” ndaj Lazios, Sarri ka ulur në pankinë ish mbrojtësin e Ajaxit dhe e ka aktivizuar vetëm në minutën e 76’ ndaj Udineses, kur Juve po fitonte 3-0, por edhe këtë herë holandezi gaboi në golin e vetëm të friulianëve.
Më pas në ndeshjen në transfertë ndaj Sampdorias, Superkupën e Italisë ndaj Lazios dhe ndeshjen e djeshme ndaj Cagliarit, De Ligt u la në stol, duke mos luajtur për asnjë minutë, ndërsa tashmë është e qartë që nuk gëzon më besimin e ambientit bardhezi.
Vetë Sarri u përpoq të minimizojë rastin, duke thënë se De Ligt e pret një e ardhme e ndritur, por në fund pranoi se momentalisht është turku Demiral ai që i ofron më shumë energji e siguri në prapavijë.
Gjithçka pritet të bëhet edhe më e komplikuar për holandezin pas muajit mars, kohë kur pritet që në dispozicion të Sarrit të rikthehet edhe kapiteni Giorgio Chiellini, sepse pasi kjo të ndodhë, De Ligt mund të shndërrohet në mbrojtësin e katërt të hierarkisë.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…