Categories: Uncategorized

Rooney bën këtë gafë me “bishën” e tij që kushton 260 mijë euro

As “malli” për t’u rikthyer në timon për herë të parë, pas dy vitesh pezullim patente, për shkak të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur, nuk e ka penguar Wayne Rooneyn për të shkelur përsëri kodin rrugor në Angli.

Vërtet, në krahasim me atë natë të shtatorit 2017, kur u ndalua nga policia për shkak të përplasjes me 31-vjeçaren Laura Simpson, me makinën e saj, kjo që ka bërë tani është e papërfillshme. Asokohe rezultoi i pirë, me nivel të alkoolit në gjak pothuajse tri herë më tepër nga sa lejohet në Angli, ndaj iu hoq patenta. Në këtë rast shkelja është e tillë, që ndëshkohet me gjobë financiare.

Të lidhura

None found

Paparacët e “The Sun” e kanë fotografuar ish-kapitenin e “Tre Luanëve” duke hipur në “bishën” e tij të zezë, një “Land Rover Overnch”, e cila kushton 260.000 euro. Automjeti luksoz ishte parkuar në rrugë me vijëzim të dyshtë të verdhë (që tregon saktësisht ndalim qëndrimi dhe parkimi). Shkelja rrugore u “dokumentua” nga paparaci i tabloidit anglez, jo nga ndonjë oficer policie. Nëse ndodhte kjo e fundit, me siguri gjoba do të ishte e majme.Fotot e publikuara nga “The Sun” për lojtarin-trajner të Derby County, aktualisht, janë bërë në Wilmslow, jo shumë larg rezidencës së tij të re 23.5 milionë euroshe, në Cheshire. Rooney është me tuta gri, kapelë bejsbolli të kaltër dhe atlete të bardha.

Sulmuesi anglez po dilte nga një servis, ku riparohen telefonat celularë. Para dyqanit kishte parkuar makinën e tij luksoze, në një vend të ndaluar.

të fundit

Gresë Krasniqi says her father refused a medical check-up in The Hague: How can I ask him to accept care from those who betrayed him?

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka refuzuar kontrollin nga mjekët në qendrën e paraburgimit në Hagë. Këtë e…

2 hours ago

Violent protest, government increases number of police officers receiving a €2,500 bonus

Një tjetër vendim nga Këshilli i Ministrave ndryshon skemën e shpërblimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, të miratuar më…

2 hours ago

Gresë Krasniqi tregon se babai refuzoi kontrollin mjekësor në Hagë: Si t’i kërkoj të pranojë kujdesin e atyre që e tradhtuan?

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka refuzuar kontrollin nga mjekët në qendrën e paraburgimit në Hagë. Këtë e…

3 hours ago

Yan Diomande mahnit me një gol spektakolar ndaj ish-klubit në Ligën e Kampionëve

Yan Diomande ka shënuar një gol spektakolar për Real Madridin në përballjen ndaj RB Leipzigut, në kuadër të fazës së…

3 hours ago

BE-ja mund të zbusë ndalimin e shitjes së makinave me benzinë dhe naftë pas vitit 2035

Bashkimi Evropian mund të tërhiqet nga plani për ndalimin e shitjes së veturave të reja me motorë me djegie të…

3 hours ago

Si u bë leva e Volkswagen Golf GTI simboli i topit të golfit?

Modeli Volkswagen Golf GTI është i njohur për shumë karakteristika sportive, por një nga detajet më të veçanta të tij…

3 hours ago