Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, ka deklaruar se barazia dhe të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk mund të kthehen në çështje që zgjidhet përmes pazaresh apo kompromisesh politike.
Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Serbisë, Kamberi nënvizoi gatishmërinë e komunitetit shqiptar për dialog dhe bashkëpunim me shumicën e re parlamentare, por jo duke sakrifikuar të drejtat e tyre themelore.
None found
“Mund të diskutojmë për mënyrën, ritmin dhe instrumentet institucionale të zgjidhjes së problemeve. Mirëpo, vetë e drejta për barazi nuk është objekt bisedimesh”, u shpreh Kamberi të mërkurën para deputetëve serbë.
Ai vuri në dukje se kërkesat e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nuk janë aspak të reja, por përbëjnë çështje që kanë mbetur të pazgjidhura për më shumë se tre dekada.
Sipas tij, pavarësisht ndërrimit të qeverive dhe shumicave parlamentare në Serbi, problemet thelbësore që lidhen me komunitetin shqiptar vijojnë të mbesin pa përgjigje.
Kamberi kërkoi zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme, përfshirë Planin Shtatë Pikësh dhe Planin Aksional të vitit 2022.
Ndër kërkesat kryesore, ai përmendi përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, në polici dhe në sistemin gjyqësor, njohjen e diplomave të universiteteve të Kosovës, zhvillimin ekonomik të Luginës së Preshevës si dhe ndalimin e pasivizimit të adresave.
Gjithashtu, ai insistoi në përmirësimin e arsimit në gjuhën shqipe, sigurimin e teksteve mësimore, respektimin e përdorimit zyrtar të shqipes dhe zhbllokimin e fondit që Këshilli Kombëtar Shqiptar merr nga Kosova.
Deputeti shqiptar kritikoi edhe trajtimin që institucionet serbe u kanë rezervuar shqiptarëve ndër vite, duke theksuar se ata shpesh janë perceptuar si rrezik për sigurinë.
“Për dekada me radhë, shqiptarët janë parë shumë shpesh përmes thjerrëzave të paragjykimeve të sigurisë, dyshimeve politike dhe mosbesimit historik. Janë trajtuar jo rrallë si të padëshiruar, si një problem që duhej mbajtur nën kontroll, madje edhe si një lloj ‘armiku i përjetshëm’”, deklaroi ai.
Kamberi theksoi se ndryshimet politike në Serbi duhet të pasqyrohen edhe në qëndrimin ndaj pakicave kombëtare, veçanërisht ndaj shqiptarëve.
Ai paralajmëroi se qëndrimi i përfaqësuesve shqiptarë ndaj shumicës së re parlamentare do të varet nga veprimet konkrete për përmbushjen e të drejtave, dhe jo nga premtimet apo ngjyrat politike.
“Do të jemi të gatshëm të përkrahim çdo nismë që ndihmon në demokratizimin e shoqërisë, fuqizimin e institucioneve dhe avancimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve. Do ta mbështesim integrimin evropian”, tha Kamberi.
Sidoqoftë, ai e përjashtoi mundësinë që kërkesat e shqiptarëve të zëvendësohen me përfitime politike.
“Nuk do të tërhiqemi nga parimet tona, nuk do të heqim dorë nga marrëveshjet e arritura më parë dhe nuk do të lejojmë që realizimi i të drejtave të këmbehet me poste politike apo gjeste simbolike”, theksoi ai.
Në mbyllje të fjalimit, Kamberi dha një mesazh për institucionet dhe shumicën parlamentare në Serbi.
“Nuk vijmë për të kërkuar një vend në pushtet. Vijmë për të luftuar për vendin e shqiptarëve në institucionet e këtij shteti”, përfundoi Kamberi.
Tri zyrtare nga Kosova diplomuan në Akademinë Kombëtare të FBI-së, bëri të ditur Ambasada e SHBA-së në Kosovë. Në njoftimin…
Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar Projektbuxhetin për vitin 2027, duke vënë në pikëpyetje ndikimin e rritjes së planifikuar të…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kritikuar sot projektbuxhetin 2027, duke thënë se politikat e Qeverisë…
Me ftesë të Kancelarit Federal të Gjermanisë, Friedrich Merz, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë sot në takimin e…
Bashkia e Vlorës për vitin 2027 parashikon të ketë një buxhet rreth 82 milionë euro, ndërsa koha e shpalljes së…
Shtëpia e Bardhë konfiskoi sot telefonat e përfaqësuesve të shtypit në bordin e aeroplanit presidencial amerikan, Air Force One ,…