Ndeshjet e sotme në Kategorinë e Parë sa i përket grupeve për ngjitjen në Superiore, kanë bërë thuajse zyrtare ngjitjen e një skuadre në elitën e futbollit shqiptar. Kastrioti, me fitoren e sotme 1-0 ndaj Besëlidhjes, ka shkuar 12 pikë diferencë ndaj lezhjanëve dhe e ka bërë thuajse formalitet kthimin në elitën e futbollit shqiptar, duke qenë vetëm 1 pikë larg sigurisë matematike që mund ta arrijë që në javën tjetër.
Tashmë lezhjanët duhet të ruhen nga Korabi që me fitoren ndaj Erzenit mund t’u rrezikojë vendin e dytë që çon në play-off për ngjitjen më lart.
None found
Ndërkaq, në Grupin B ka nisur arratia e Apolonisë, e cila ka mundur sot me shifrat 2-0 Pogradecin dhe ka krijuar një distancë sigurie prej 4 pikësh ndaj liqenorëve që janë skuadra që i rrezikon më shumë në renditje,
Besa ndërkohë është jashtë gare, pasi me humbjen përballë Lushnjës e ka të pamundur të luftojë për vendet e kreut, ndërsa lagunarët vazhdojnë të shpresojnë të jenë faktor në luftën për ngjitjen më lart.
GRUPI A
Kastrioti Besëlidhja 1-0
Erzeni-Korabi 0-1
GRUPI B
Pogradeci-Apolonia 0-1
Lushnja-Besa 2-0
Deputeti i zgjedhur Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, i ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë duke deklaruar se opozita…
Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për librin "The Albanian Files", që…
Forca e Sigurisë së Kosovës do të mbajë nesër ceremoninë solemne të diplomimit të kadetëve të gjeneratës 2026. Në këtë…
Nesër (e premte) duke filluar nga ora 10:00. në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca gjyqësore ndaj Ekrem Bajroviqit, i…
Mijëra qytetarë kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës pas protestës së zhvilluar për disa orë para Kryeministrisë, ku u…
Barcelona vazhdon të insistojë për transferimin e Julian Alvarez, pavarësisht kundërshtimit të fortë nga Atletico Madridi dhe tensioneve që janë…