Categories: sport

Laporta i rikujton Atleticos se Barcelona nuk e ka tërhequr ofertën për Julian Alvarezin

Barcelona mbetet e vendosur në përpjekjen për të afruar Julian Alvarez, edhe pse Atletico Madridi ka kundërshtuar fort dhe marrëdhëniet mes dy klubeve janë tensionuar gjatë javëve të fundit.

Të lidhura

None found

Joan Laporta ka bërë të ditur publikisht se klubi katalunas ka dorëzuar tashmë një ofertë zyrtare për sulmuesin argjentinas, të cilin e konsideron si zëvendësuesin e duhur të Robert Lewandowskit.

Interesi i Barcelonës për Alvarez kishte sjellë reagim të menjëhershëm nga Atletico Madridi që në muajin maj, kur klubi nga kryeqyteti publikoi në rrjetet sociale disa postime me tone ironike për ofertat e mundshme ndaj futbollistëve të Barcelonës.

Më pas, situata u tensionua edhe më shumë kur vetë Alvarez deklaroi publikisht se synon të largohet nga Atletico dhe ta vazhdojë karrierën te një klub më i madh.

Sipas Laportës, Barcelona nuk ka vepruar gabim në asnjë moment dhe e gjithë kjo çështje ka nisur nga vullneti i vetë futbollistit për t’u transferuar.

“Fillimisht dua të them se vazhdojmë të kemi respekt të madh për Atletico Madridin. Postimet në rrjetet sociale erdhën para se Julian të deklaronte se dëshiron të luajë për një klub të madh. Ai nuk e përmendi Barcelonën. Disa e interpretuan si Barcelonën, disa të tjerë jo. Ne nuk e detyruam këtë situatë, ishte vetë lojtari”.

Laporta foli edhe për ankesat që Atletico Madridi ka paraqitur kundër Barcelonës në FIFA dhe në Federatën Spanjolle të Futbollit.

“Nuk e kuptoj logjikën e kësaj lëvizjeje. Përfaqësuesit e Atleticos janë shumë me përvojë dhe nuk e di se cila është strategjia e tyre. Ata e kanë ofertën tonë. Nëse duan ta pranojnë, ne do të ishim shumë të lumtur”.

Presidenti i Barcelonës tha gjithashtu se Deco, në rolin e drejtorit sportiv, është personi që ka dorëzuar ofertën zyrtare, ndërsa shtoi se dëshira e lojtarit për t’u transferuar në “Camp Nou” nuk është e re.

“Kam biseduar me Atletico Madridin dhe ua kam bërë të qartë se çfarë duam. Deco ka bërë ofertën. Ne e dimë se lojtari dëshiron të vijë te Barcelona dhe e dëshiron këtë prej një kohe të gjatë. E kemi bërë këtë propozim me respekt maksimal për klubin madrilen”.

Laporta nënvizoi se oferta e Barcelonës vazhdon të mbetet në tryezë, por jo për një periudhë të pakufizuar.

“Ne kemi bërë një ofertë zyrtare klub me klub. E kuptojmë se ata nuk duan ta shesin sepse nuk kanë alternativa. Nëse gjejnë alternativa dhe oferta jonë mbetet ende e vlefshme, ne jemi të interesuar ta realizojmë transferimin”.

“Atletico po tregohet plotësisht jofleksibël dhe shpresoj që ta ndryshojnë mendimin dhe ta pranojnë ofertën. Nëse nuk duan, atëherë le ta thonë dhe ne do të shohim se çfarë do të bëjmë. Por dërgimi i çështjes në UEFA apo FIFA nuk ka shumë kuptim”.

“Do ta mbajmë ofertën aktive për aq kohë sa e konsiderojmë të nevojshme. Nuk do të jemi në mëshirën e tyre. Nëse duan ta realizojnë marrëveshjen, do të jemi të kënaqur, por oferta nuk do të qëndrojë e hapur pafundësisht”, deklaroi Laporta.

të fundit

Vushtrria rikthehet në fushë përballë Dritës pas marrëveshjes me kryesinë

Futbollistët e Vushtrrisë do të rikthehen në fushë për ndeshjen e radhës ndaj Dritës, pas bojkotimit të përballjes me Ballkanin,…

2 minutes ago

Haxhiu u bën thirrje grave të mos i shtyjnë kontrollet për kancerin e gjirit

Grave iu bëhet thirrje për kontrolle të rregullta për kancerin e gjirit — Klan Kosova [...]Read More...

7 minutes ago

ADN-ja lidh Ted Bundy-n me vrasjen e Melissa Ann Smith, më shumë se 50 vjet pas ngjarjes

Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…

8 minutes ago

Taravari: Ka ardhur momenti për ndryshimet kushtetuese dhe hapa të mëtejshëm drejt integrimit evropian

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…

10 minutes ago

Punonjësja e parkut të kafshëve të egra në Holandë humb jetën pas sulmit nga pantera

Një punonjëse e një parku të kafshëve të egra në jug të Holandës ka ndërruar jetë nga plagët e marra…

25 minutes ago

Pas humbjes në zgjedhje, autoritetet braziliane i heqin pasaportat senatorit Flavio Bolsonaro

Autoritetet braziliane kanë anuluar pasaportat e senatorit, Flavio Bolsonaro, pasi ai nuk zbatoi urdhrin e Gjykatës së Lartë për dorëzimin…

25 minutes ago