Havertz, Werner, Sancho, Haaland. Katër talent të mëdhenj që me siguri do të jenë protagonistë në vitet e ardhshme dhe këtë e di shumë mirë edhe Ralf Rangnick. “Ndërtuesi” i futbollit të bukur te Red Bull Leipzig dha një intervistë të gjatë për mikrofonat e Sky Sports UK , në të cilën ai foli për talentet e Borussia Dortmund dhe Chelsea.
Havertz: “Nuk kam asnjë dyshim se ai do të ketë sukses dhe do të bëhet një nga lojtarët më të mirë brenda dy ose tri viteve të ardhshme,” – tha Rangnick për Sky Sports. – “Ndoshta do t’i duhen disa javë për t’u përshtatur, sepse ai ka një “background” familjar fantastik. E njoh mirë, sepse jam përpjekur ta marr te Leipzigu, por ai ishte plotësisht i përkushtuar ndaj Bayer Leverkusenit.
Ai është një nga ata lojtarë të cilit nuk e gjen ndonjë dobësi në lojën e tij. Është një Johan Cruyff modern, mund të shënojë gola dhe të sigurojë asiste.”
Werner: ” Ai u grumbulla me ekipin e parë të Stuttgart që në moshën 17 vjeçare. Kur Stuttgart ra nga kategoria katër vjet më parë, ne u ngritëm në detyrë dhe kështu që menjëherë u përpoqa ta bindja atë që të bashkohej me ne. Me ritmin e tij të jashtëzakonshëm dhe talentin ishte perfekt për ne. Arritëm ta bindim dhe unë i thashë se ai do të bëhej pjesë e kombëtares gjermane brenda dy vjetësh, dhe kjo ndodhi. Ai shënoi gati 20 gola në sezon.
Sancho: “Katër vjet më parë po e ndiqnim dhe gjithashtu takuam Jadon, familjen e tij dhe agjentin e tij. Ralph Hasenhuttl (menaxheri i atëhershëm i Leipzigut, ed.) dhe unë u takuam me ta në Londër, por ai vendosi të shkonte te Borussia. Rritja e tij gjatë tre viteve të fundit ka qenë e mahnitshme. Ai aktualisht është një nga lojtarët më të mirë sulmues në Evropë. Sezonin e kaluar shënoi 18 gola dhe dha 18 asistim, këto janë statistika fenomenale për një sulmues anësor dhe aktualisht në Evropë nuk shoh ndonjë në nivelin e tij. Ai është një nga talentet më të mëdhenj në Evropë “.
Haaland: “Erling është një nga lojtarët e mi të preferuar dhe do të jetë pikë referimi për sulmin në 10-15 vitet e ardhshme. Ai është i gjatë 193 cm, është jashtëzakonisht i shpejtë dhe është i mirë me topin. Ai mund të kontrollojë dhe të mbrojë topin. Gjithashtu mund të jetë nyja lidhëse midis mesfushorëve dhe pjesës tjetër të sulmuesve. Ai është jashtëzakonisht i rrezikshëm para portës, është i mirë në lojë në ajër dhe gjithashtu ka një mentalitet të jashtëzakonshëm. Çdo mëngjes, kur futet në makinë, gjëja e parë që dëgjon është himni i Champions League: kjo tregon mentalitetin që ka ky djalë. Për mua ai është një lojtar fantastik dhe Borussia Dortmund me të vërtetë ka bërë një goditje të shkëlqyeshme, ” përfundoi Raginck
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…