Categories: Uncategorized

Pse Manchester City mund të luajë në Champions sezonin e ardhshëm?

Manchester City duket se e ka ende një rrugë për të luajtur në Champions League sezonin e ardhshëm, edhe nëse Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do të vendosë në fund në favor të vendimit të UEFA-s, për të mos i lejuar Citizens të marrin pjesë në kompeticionin elitar për klube për dy sezone.

Apelimi i “Qytetarëve” kundër pezullimit të tyre për shkelje serioze të rregullave financiare të UEFA-s u konfirmua nga CAS-i, të mërkurën, ndërsa shefi ekzekutiv i klubit, Ferran Soriano, nxitoi të deklaronte se akuzat janë “thjesht jo të vërteta”.

Të lidhura

None found

Në deklaratën e lëshuar nga CAS-i për ankesën e Citizens shkruhej se “nuk është e mundur të thuash kur do të jepet një vendim përfundimtar për këtë çështje.”

Në varësi të kohëzgjatjes së çështjes, Manchester City mund të gjendet akoma në garën e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube. Ky skenar do të arrihej nëse klubi anglez do të aplikojë kërkesën për ta pezulluar përkohësisht vendimin, sigurisht nëse do ta miratojë edhe paneli i CAS-it.

Redaktori drejtues i Gazetës Ndërkombëtare të Drejtave të Sportit, Christopher Flanagan shpjegon:

“Ne ende nuk e dimë nëse City ka zgjedhur ta ushtrojë këtë të drejtë. Nëse ata e bëjnë këtë, UEFA do të ketë të drejtën e përgjigjes dhe atëherë do t’i takojë arbitrit (CAS-it) të vendosë. Në marrjen e këtij vendimi, arbitri do të konsiderojë aspekte të tilla si: dëmi i pariparueshëm që mund t’i bëhet City-t, nëse vendimi përfundimtar i CAS-it do të ishte në favor të klubit anglez.”

Nëse deri më 1 qershor nuk do të ketë një vendim për ankesën e mundshme të City-t, atëherë skuadra e Guardiolës nuk mund të pengohet të marrë pjesë në shortin e Championsit për edicionin e ardhshëm. Në këtë rast, edhe nëse CAS-i do të konfirmonte dënimin e dhënë nga UEFA, pezullimi dyvjeçar do të aplikohej për 2021-22 dhe 2022-23./ss/

të fundit

MPB: 34 automjete të transportit publik u nxorën nga qarkullimi

Policia ka kryer kontrolle të përforcuara të autobusëve dhe automjeteve të tjera për transport publik në të gjithë vendin.Gjatë aksionit,…

2 minutes ago

Gruda: Ndryshimet në Ligjin për Specialen nuk cenojnë Kushtetutën

Deputeti i PDK-së Përparim Gruda, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për votimin e ndryshimeve të Ligjit…

3 minutes ago

FIFA zyrtarizon renditjen e re për Shqipërinë dhe Kosovën, vendoset rekord i ri historik!

FIFA ka zyrtarizuar renditjen e re pas ndeshjeve të kombëtareve. Shqipëria ka fituar një pozicion, duke u vendosur në vendin…

3 minutes ago

Kerkez reagon pas përfshirjes në listën e “armiqve të Ukrainës” dhe sqaron incidentin

Mbrojtësi i Hungarisë dhe Liverpoolit, Milos Kerkez, ka reaguar pas përfshirjes së tij dhe babait të tij në një databazë…

7 minutes ago

SSO: Annual inflation reaches 2.7% in September as restaurant and accommodation prices rise

Enti Shtetëror i Statistikave publikoi sot llogaritjen e inflacionit të shtatorit, e cila tregon se inflacioni vjetor në shtator të…

12 minutes ago

Individual request over presidential election does not open proceedings at Constitutional Court

Dy persona i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese të mërkurën lidhur me moszbatimin e aktgjykimit të saj për afatin e zgjedhjes…

12 minutes ago