Anglia feston një pjesëmarrje të re rekord në kompeticionin kryesor të klubeve të kontinentit: duke pasur gjashtë klube që do të garojnë sezonin e ardhshëm në Champions League.
Fitoret e Manchester United dhe Tottenham në gjysmëfinalet e Europa League, dekretuan një finale tërësisht angleze.
None found
Dhe duke qenë se asnjëra skuadër nuk do të kualifikohet në Champions League përmes kampionatit (të dyja janë në gjysmën e fundit të tabelës të Premier ligës), fituesi i derbit europian do të sigurojë automatikisht një vend mes gjigantëve europianë.
Bashkë me faktin se Anglia, së bashku me Spanjën, fituan pesë vende direkt nga kampionati në fushë, kjo do të bëjë të krijohet një situatë që nuk ka ndodhur kurrë më parë, me një vend të vetëm që mund të ketë gjashtë skuadra që garojnë në të njëjtin edicion të Champions League.
Anglia do të përfaqësohet me Liverpool, Arsenal, Manchester City dhe Newcastle në Ligën e Kampionëve 2025-2026 si të kualifikuara direkt nga kampionati vendas, Chelsea, që aktualisht është në vendin e pestë dhe do të kualifikohej falë renditjes së UEFA-s dhe, siç u përmend, një mes Tottenhamit dhe Manchester United si fitues të Europa League.
Viola von Cramon, ish-raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovën dhe kandidate e Bundestagut për Göttingenin, ka mirëpritur lajmin se Lista Studentore…
Erik ten Hag ka dalë me një deklaratë të fortë lidhur me polemikën e Cristiano Ronaldos në Kombëtaren e Portugalisë,…
Kryeministri dhe lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, reagoi me një postim në Facebook pas humbjes së kandidatit të koalicionit "Maqedonia…
Arkin Jahiji nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), e udhëhequr nga BDI, është fituesi i raundit të dytë të zgjedhjeve…
Një histori e pazakontë po tërheq vëmendjen në aeroportin Capodichino të Napolit, ku një i ri rreth 30 vjeç jeton…
Përmes një postimi në rrjetet sociale, familja e diplomatit të njohur Bashkim Zeneli, ka njoftuar detajet e ceremonisë së lamtumirës…