Categories: Uncategorized

Presidenti i Interit shpërthen ndaj Dal Pino: Ju jeni palaço më i madh që kam parë ndonjëherë

Lufta sapo ka nisur. Pas deklaratave të Beppe Marottës të mbështetura edhe nga trajnerë si Gattuso apo Liverani për një kampionat të falsifikuar, kanë ardhur edhe deklaratat e bujshme në Instagram të presidentit të Interit Steven Zhang i cili ka sulmuar hapur presidentin e ligës së futbollit Paolo Dal Pino për vendimin e këtij të fundit lidhur me shtyrjen e ndeshjes Juventus-Inter. Zhang e ka quajtur një palaço numrin 1 të ligës së futbollit, duke bërë një zhurmë të madhe mediatike në Itali.

“Të luash me kalendarin dhe me shëndetin e njerëzve është e pafalshme. Je palaçoja më i madh që kam parë deri më sot. 24, 48 orë, 7 ditë, po tani çfarë tjetër? Cila është lëvizja jote e radhës”, e nis komentin e tij në “Instagram” Zhang. “Dhe ti pra na flet për sportivitet, për kampionat të rregullt.

Të lidhura

None found

Ç’më thua për faktin që nuk arrijmë t’i mbrojmë lojtarët dhe trajnerët tanë që duhet të luajnë brenda 24 orësh në ditë dhe 7 ditë në javë?! Po të flas ty, presidentit të Ligës. Duhet të të vijë turp. Ka ardhur koha që të ngrihesh dhe të marrësh përgjegjësitë e tua. Kështu veprohet në vitin 2020. Ky është një argument për çokënd në botë, pak rëndësi ka nëse është tifoz i Interit apo i Juventusit. Është gjëja më e rëndësishme për ne, për familjen tona, për klubin tonë”.

të fundit

Vendlindja e Hitlerit merr jetë të re si stacion policie, Austria synon të thyejë mitin nazist

Ndërtesa ku lindi Adolf Hitleri, në qytetin Braunau am Inn pranë kufirit mes Austrisë dhe Gjermanisë, ka nisur zyrtarisht një…

17 seconds ago

Reagon ish-ushtari i UÇK-së: Rama heshti para thirrjes për spastrim etnik të Kosovës

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Meçan Zotaj, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes…

37 seconds ago

Bayern Munich siguron me kontratë të re talentin kosovar Erblin Osmani

Klubi i madh gjerman, Bayern Munichu ka njoftuar zyrtarisht se ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me djaloshin nga Kosova, Erblin…

7 minutes ago

Emina Çunmulaj uron bashkëshortin iranian për ditëlindje: Je bërë versioni më i mirë i vetes

Modelja shqiptare që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Emina Çunmulaj, ka ndarë me ndjekësit një urim…

8 minutes ago

DPHM paralajmëron për mot të lig me stuhi dhe erëra të forta në gjithë Maqedoninë

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) ka lëshuar një alarm për motin, duke paralajmëruar se sot në të gjithë vendin pritet…

12 minutes ago

Ujman, ambasada gjermane shpreh alarm për prishjet: Thirrje për ndalim të menjëhershëm

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka shprehur shqetësim të thellë për rrënimin e shtëpive pranë liqenit të Ujmanit, duke iu…

14 minutes ago