Categories: Uncategorized

Kreu i Ligës Italiane do të hedhë në gjyq presidentin e Interit

Serie A është duke kaluar një kaos mes ndeshjeve të shtyra dhe gjetjes së një datë të re për t’i zhvilluar ato.

E gjitha lidhet me masat e marra nga palët për të shmangur rrezikun nga infektimi i koronavirusit, Covid-19.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, një nga këto ndeshjet e shtyra është edhe Juventus-Inter.

Kjo ndeshje ka ndryshuar disa data dhe vendimi i fundit është 8 marsi.

Më të pakënaqurit rreth këtij konfuzioni nga organizatorët duket se janë zikaltrit, teksa presidenti Zhang ka shpërthyer në ofendime ndaj presidentit të Federatës Italiane, Dal Pino.

“Të luash me kalendarin dhe të vendosësh shëndetin publik në radhë të dytë. Me shumë mundësi je palaço më i madh që më kanë zënë sytë. 24 orë? 48 orë? 7 ditë? Çfarë do të bësh tani? Tani flet për sportivitet dhe kampionat të rregullt? Çfarë thua për faktin se i kërkojmë trajnerëve, lojtarëve të luajnë në çdo ditë dhe çdo orë për ty pa u ndalur? Po, po të drejtohem ty. Presidentit tonë, Paolo Dal Pino”, u shpreh Zhang, i cili sulmoi ashpër presidentin e Serie A, Paolo Dal Pino.

Deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e Dal Pino dhe siç njoftojnë mediet italiane nuk do të ketë.

Përgjigja e presidentit të Ligës nuk do të vijë thjesht me një deklaratë për mediat, por nëpërmjet një procesi të mirëfilltë gjyqësor.

“Gazzetta dello Sport” raporton se Dal Pino ka autorizuar avokatët e tij të nisin hartimin e një padie kundrejt fjalëve të presidentit të Interit, Stiven Zhang, dhe ta dërgojnë në Gjykatën e Arbitrazhit, ku më pas institucioni i drejtësisë sportive do të merret me shqyrtimin e kësaj çështje.

të fundit

SHISH’s advanced surveillance equipment ended up with crime” / Bardhi: After every strong denunciation, the Police follow me for a month

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi në një intervistë në “Prime News24” ka dhënë një deklaratë të fortë…

4 hours ago

Shqipe Mehmeti Selimi: From the October 1 student protest to today’s call for justice

Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi ka reaguar pas protestës së sotme në Prishtinë kundër aktgjykimit dënues në Hagë…

4 hours ago

Shqipe Mehmeti Selimi: Nga protesta studentore e 1 Tetorit te thirrja e sotme për drejtësi

Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi ka reaguar pas protestës së sotme në Prishtinë kundër aktgjykimit dënues në Hagë…

4 hours ago

Horoskopi 2 Tetor/ Dashuri dhe debate, zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një lidhje, por përqendrohuni tek gjerat…

4 hours ago

Lumbardh Dellova vlerësohet si më i miri në barazimin pa gola mes Izraelit dhe Kosovës

Kosova ka barazuar 0-0 ndaj Izraelit, në kuadër të ndeshjes së tretë të Grupit B të Ligës së Kombeve.“Dardanët” patën…

4 hours ago

“Pajisja e avancuar e SHISH për përgjime përfundoi te krimi”/ Bardhi: Pas çdo denoncimi të fortë, Policia më ndjek për një muaj

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi në një intervistë në “Prime News24” ka dhënë një deklaratë të fortë…

4 hours ago